GazetaMax
Lajme

Ulje e çmimeve të vajit dhe bukës

Shkup, 5 Nëntor – Çmimi i vajit për konsum po shënon ulje. Pasi çmimi për litër kishte arritur deri në 150 denarë, këtyre ditëve çmimi është ulur deri në 110 denarë. 

“Çmimi në bursë ka rënë pasi ka furnizim të mjaftueshëm nga Serbia, nga Ukraina, Bullgaria, oferta është më e madhe nga kërkesa.”, tha Goran Llazev, drejtor i “Bllagoj Gjorev” Veles.

Këtë vit kishte kultivim vendor prej 10 mijë tonelata që paraqesin rekord në 10 vitet e fundit. 

“Me rekoltën e re çmimi i vajit për konsum po bjen në kontinuitet nëse ju kujtohet nga 150 denarë tani është rreth 110 që është një rënie prej 25 apo 26%. Kjo ndodh për shkak se këtë vit ka mjaft luledielli të mbjellur dhe grumbullimi në Maqedoni i lulediellit tanimë është nga fundi.”, tha Llazev.

Ky trend i rënies pritet të zgajs deri në pranverë. Edhe Mullixhinjtë njoftojnë ulje të çmimit të bukës me rreth 10 për qind nga fundi i dhjetorit ose nga fillimi i vitit të ardhshëm. Mullixhinjtë shprehen të kënaqur me vendimin e qeverisë për të ofruar energji elektrike me çmime të përballueshme. Sipas njoftimeve, kontratat e reja për blerjen e energjisë elektrike me çmime të favorshme duhet të zbatohen nga 1 dhjetori. Megjithatë, kjo do të varet edhe nga lëvizja e çmimeve të lëndëve të para.  

Related posts

Dimitrievski: Ka pasur njerëz që janë përgjakur që Talat Xhaferi të bëhet kryetar i Kuvendit

Gazetamax.mk

Bytyqi: ADA vjen së shpejti – asistenti i parë digjital në sektorin publik në rajon

Gazetamax.mk

Publikohet lista e qytetarëve që kanë luftuar në Siri

Gazetamax.mk