GazetaMax
Lajme

Shkakton aksident trafiku dhe ikë, tre kosovarë e sulmojnë fizikisht

Ferizaj, 7 Nëntor – Policia ka njoftuar se janë arrestuar katër persona, tre kosovarë dhe një shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Siç thuhet në raport, tre kosovarët e kanë sulmuar fizikisht shtetasin maqedonas pasi ky i fundit e kishte shkaktuar aksidentin dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes

Shtetasi i Maqedonisë së Veriut është lënduar dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Raporti i plotë:

LËNDIM I RËNDË TRUPOR |Ferizaj 06.11.2022 – 17:40. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj tre prej tyre kosovarë dhe një shtetas i maqedonisë së veriut, pasi që dyshohet se për shkak të një aksident trafiku që ka ndodhur në mes tyre, të dyshuarit kosovarë e kanë sulmuar fizikisht të dyshuarin shtetas të RMV-së, i cili kishte shkaktuar aksidentin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. I dyshuari i sulmuar ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Related posts

Dy prej tyre vëllezër, kush janë 3 të rinjtë që u dogjën brenda makinës në Fushë-Prezë

Gazeta Max

Sot në Kuvend vazhdojnë tre seanca

Gazeta Max

Debat Publik lidhur me Propozim-Ligjin për Falje: Presidenti mund të falë vetëm për dënim, e jo edhe për ndjekje penale

Gazeta Max