GazetaMax
Lajme

Ndryshimi i Kushtetutës do të zgjatë së paku 3 muaj e gjysmë, çfarë parasheh rregullorja?

Shkup, 7 nëntor – Sipas afateve më të shkurtëra, nevojiten së paku tre muaj e gjysmë për finalizimin e tre faave nga proedura prë ndryshim të Kushtetutës.

Në fazën e parë, Kuvendi me 2/3 e shumicës duhet të sjellë vendim për hapjen e Kushtetutës. Në fazën e dytë, duhet të konfirmohen propozim amandamentet dhe për këtë nevojten vetëm 61 vota, derisa faza e tretë e cila përfshinë miratimin e amandamenteve për çka nevojitet së paku 80 vota të deputetëve. Nëse procedura shkon sipas afateve më të shkurtëra të mundura, finalizimi i tre fazave do të zgjaste së paku 3 muaj e gjysmë, gjë që shumë vështirë të ndodhë sipas rrethanave politike aktuale, informon Zhurnal.

Kushtetuta e RMV-së ndryshohet me amandamente kushtetuese.

Propozimi për iniciativën për ndryshimin e Kushtetutës, mund të sjellë presidenti i shtetit, Qeveria, së paku 30 deputetë ose 150,000 qytetarë. Vendimin e iniciativës për ndryshim të Kushtetutës e sjellë Kuvendi me 2/3 e votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve. Propozimi për ndryshimin e Kushtetutës e konfirmon Kuvendi me shumicën e votave dhe e vendosë në diskutim publik. Vendimin për ndryshim të Kushtetutës e sjellë Kuvendi me 2/3 e votave. Ndryshimet i voton Kuvendi.

Sipas Rregullores për punë, faza e parë e ndryshimeve kushtetuese, mund të zgjatë më së shumti 20 ditë. Më së shumti 10 ditë mund të debatohet në komisionin për çështje kushtetuese, e gjithashtu maksimumi 10 ditë në seancë plenare. Çdo deputet, edhe në korniza të komisionit edhe në seancë plenare mund të flet më tepër herë, por jo më tepër se 20 minuta.

Nëse Kuvendi në seancë plenare me së paku 80 vota sjellë vendim për iniciativë drejt ndryshimit të Kushtetutës, kalohet në fazën e dytë, përgatitja dhe vërtetimi i propozim-amandamenteve. Nga momenti i dorëzimit të propozim amandamenteve në Kuvend, deri në mbajtjen e seancës plenare për miratimin e tyre, duhet të kalojnë së paku 30 ditë. Kontrollimi i propozim amandamenteve veçmas mund të zgjatë më së shumti nga tre ditë edhe në komision edhe në seancë plenare.

Pasi Parlamenti me së paku 61 vota do t’i konfirmojë propozim amandamentet, ato shkojnë në diskutim publik, që është mesi i fazës para etapës së tretë përfundimtare nga procedura për ndryshimin e Kushtetutës, njofton Zhurnal. Pas diskutimit publik, kohëzgjatja e së cilës vërttetohet nga Kuvendi gjatë miratimit të propozim amandamenteve, Qeveria do të duhet t’i përgatitë propozim amandamentet. Nga momenti i dorëzimit të propozim-amandamenteve në Kuvend deri në mbajtjen e seancës plenare për miratimin e tyre, duhet të kalojnë së paku 30 ditë. Rregullorja parasheh afate të sakta për kontroll në komisionin ligjvënës juridik dhe komisionin për çështje kushtetuee, si dhe në seancë plenare. Vendimi përfundimtar për miratimin e amandamenteve sillet me së paku 80 vota, ndërsa për amandamentin e preambulës, përpos 2/3 e votave, nevojitet edhe shumicë e badenterit./Zhurnal.mk

Related posts

LSDM: Gjorgjievski ka shpenzuar 100.000 euro për ushtarë partiak

Gazetamax.mk

“Certifikata e martesës” në Durrës, komedia premierë elektrizoi publikun

Gazetamax.mk

Serbët e veriut nuk e “vrasin mendjen”, thonë se nuk bëhet nami nëse Kosova s’i lejon zgjedhjet

Gazetamax.mk