GazetaMax
Lajme

Takim i kryetarit të Kuvendit, Xhaferi me ambasadoren izraelite Frankell

Shkup, 7 nëntor – Bashkëpunimi aktiv ndërmjet dy parlamenteve zhvillohet pa pengesa dhe në nivel të grupeve të bashkëpunimit, me çka tregohet interesi i vazhdueshëm për mbajtjen dhe kultivimin e relacioneve të afërta me Knesetin, konstatuan në takimin e sotëm kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dhe ambasadorja e Izraelit në vend, rezidente në Jerusalem, Simona Frankell.

Kryetari Xhaferi, siç informoi Kabineti i tij, e përshëndeti angazhimin aktiv të ambasadores dhe mbajtjen e komunikimit të rregullt me institucionet më të larta shtetërore të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Bashkëpunimi aktiv ndërmjet dy parlamenteve zhvillohet pa pengesa dhe në nivel të grupeve të bashkëpunimit, me çka tregohet interesi i vazhdueshëm për mbajtjen dhe kultivimin e relacioneve të afërta me Knesetin. Shprehu shpresë se i njëjti do të vazhdohet edhe pas zgjedhjeve të zbatuara para do kohe në vend dhe konstituimin e Knesetit të ri.

“Bashkëbiseduesit biseduan edhe për luftën në Ukrainë. Për pasojat negative për Evropën dhe botën, për gjendjet e krizës në planin migrant, energjetik, mungesën e ushqimit, me ç’rast, Kryetari Xhaferi e theksoi ndihmën që vendi ynë ia jep Ukrainës, në shenjë solidariteti me popullin ukrainas. Në planin politik, Kuvendi ishte ndër parlamentet e para të vendeve-anëtare të NATO-s që e miratoi Deklaratën me të cilën u dënua cenimi i sovraniteti dhe integriteti territorial i Ukrainës. Njëherazi, jemi aktivisht të inkuadruar në sigurimin e ndihmës për nevojat e institucioneve dhe qytetarëve ukrainas dhe plotësisht iu bashkëngjitëm kërkesave të Bashkimit Evropian dhe NATO-s për imponimin e sanksioneve ndaj Federatës Ruse, a dhuruam edhe pajisje ushtarake. Në këtë plan, në Samitin Parlamentar për Platformën e Krimesë që para do kohe u mbajt në Zagreb, u miratua Deklaratë e përbashkët me të cilën liderët parlamentarë të 32 shteteve në botë dërguan mesazh të rëndësishëm për unitetin e vendeve – pjesëmarrëse në mbështetjen e Ukrainës, me miratimin e përgjigjeve konkrete parlamentare”, njoftoi Kabineti i Xhaferit.

Kryetari Xhaferi e informoi ambasadoren me ndryshimet e miratuara para do kohe të Ligjit për shoqatat dhe fondacionet, të cilat u miratuan unanimisht me votat edhe të deputetëve të pushtetit edhe të opozitës, pa asnjë votë kundër. Me to ndalohet përdorimi i emrave të fashistëve ose ithtarëve të fashizmit për organizata të cilat sipas origjinës duhet të punojnë në bashkimin kulturor të shteteve.

Ambasadorja Frankell informoi se edhe Izraeli iu bashkëngjit ndihmës humanitare ndaj popullit ukrainas, ndërsa buxheti i Ministrisë së Punëve të Jashtme i dedikuar për bashkëpunimin ndërkombëtar është ri destinuar tërësisht për këto nevoja.

“Me kënaqësi të madhe e përshëndeti nxjerrjen e ndryshimeve ligjore, për çka i kanë ndjekur me vëmendje ngjarjet dhe aspak nuk janë të habitur nga vendimi përkatës i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Të dy bashkëbiseduesit biseduan për ngjarjet aktuale në planin e eurointegrimeve të vendit, për hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare dhe skriningun e filluar, me ç’rast ambasadorja Frankell e riafirmoi mbështetjen e pakushtëzuar të Izraelit për aderimin tonë në BE. Ra fjala edhe për përforcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik, për bashkëpunimin në fushën e teknologjisë së lartë, për sektorin ushtarako-mbrojtës, për telekomunikimet dhe turizmin”, bëhet e ditur në kumtesën e Kabinetit të Xhaferit.

Related posts

U humb derisa ishte me burrin e saj në mal, policia e gjen shkupjanen

Gazetamax.mk

Milevski: Ambasadori rus nëse ka një gram ndërgjegje, duhet të largohet nga vendi

Gazetamax.mk

Një pjesë e pronës së Mijalkovit në hipotekë – a do të ketë sukses shteti ta konfiskojë?

Gazetamax.mk