GazetaMax
Lajme

Moraçanin nuk pret që të arrihet marrëveshje për ndryshimet kushtetuese

Shkup, 7 nëntor – Kryetarja e RDM-së, Maja Moraçanin para takimit të liderëve tha se nuk pret që sot të arrihet marrëveshje mes partive politike për mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese, përcjell TV21.Sipas saj, fillimisht duhet të dëgjohen edhe kërkesat e opozitës.

“Nuk pres që sot të arrihet një marrëveshje, duke marrë parasysh paralajmërimet dhe deklaratat e opozitës se janë ende kundër, pra kërkojnë garanci shtesë për ndryshimin e Kushtetutës, por është mirë të flasim bashkë sepse kjo është mënyra më e mirë për të diskutuar çështje të tilla strategjike që janë të rëndësishme për shtetin dhe qytetarët”, tha Moraçanin.

Related posts

KRSKRR: Kujdes nga vozitja në kushtet me borë dhe akull në rrugë

Gazeta Max

Struga e nisi sezonin me fitore – Mendi Qyra: Një fillim siç e meritojmë, krenar për Strugën tonë!

Gazeta Max

Zykaj: Ishte një dështim, BE nuk arriti të tregonte se mund të filloj negociata me RMV-në dhe Shqipërinë

Gazeta Max