GazetaMax
Ballina

Dobitë shëndetësore nga misri

Misri është një produkt me shumë vlera që mund ta përdorni në gjitha vaktet e ditës suaj, pasi ka një përmbajtje të lartë në karbohidrate dhe shumë fibra, njësoj si buka ose ndryshe si gruri.
Po ashtu misri është një nga ushqimet më karakteristike të kësaj stine.
Mënyra më e mirë për të konsumuar misrin është ajo e zierjes, pasi pjekja në prush e dëmton strukturën e lëkurës së misrit, e cila mund të shkaktojë probleme të stomakut.
Me zierjen ne përfitojmë gjithë të mirat që misri ka me bollëk si:
-Vitamina C, folate dhe të kompleksit B duke përbërë kështu një ushqim të shkëlqyer për zemrën
-Antioksidantë si luteina dhe zeaksanthinë që forcojnë shikimin
-Fibra që ushqejnë veçanërisht zorrën e trashë duke përmirësuar situata si kapsllëku dhe hemorroidet!
-Proteina, të cilat së bashku me fibrat ndikojnë shumë mirë edhe në rregullimin e sheqerit në gjak!
-Misri gjithashtu siguron një pjesë të madhe të vlerave ditore në acid folik, një vitaminë shumë e rëndësishme që luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e duhur të fetusit në shtatzëninë përgjatë tremujorit të parë

Related posts

Nënat beqare bëjnë më pak punë dhe flejnë më shumë sesa nënat e martuara

Gazeta Max

Muaremi nuk ndihet fajtor për mos sekuestrimin e pronës së Koçanit

Gazeta Max

Testi i thjeshtë i pështymës për kancerin e gjirit mund të shpëtojë mijëra persona nën 50 vjeç, tregon studimi

Gazeta Max