GazetaMax
Lajme

Kovaçevski mohon zërat për hyrjen e ASH-së në Qeveri

Shkup, 9 nëntor – Aleanca për Shqiptarët është parti politike e cila në programin dhe paraqitjet e saj publike ka qëndrime që janë progresive në pjesën e integrimeve evropiane dhe korrupsionit, por për momentin nuk bisedojmë kyçjen konkrete në Qeveria, theksoi kryeministri Dimitar Kovaçevski në përgjigje e pyetjes së gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp.

“Mund të them se pjesa më e madhe e partive politike janë për vazhdimin e rrugës evropiane, gjithsesi duke i pasur parasysh konkluzionet e miratuara në Kuvend më 16 korrik të këtij viti. Ka pasur një ose dy parti që nuk janë të interesuara për rrugën evropiane, por është mirë që u ulëm dhe mbajtëm një takim të liderëve”, thotë Kovaçevski.

Kryeministri shtoi se takimi i liderëve në Kuvend është mbajtur me qëllim që në mënyrë të lirë dhe demokratike të shprehen të gjitha pikëpamjet lidhur me çështjet që prekin qytetarët, ndërsa është biseduar edhe për temat më aktuale në shtet, veçanërisht për krizën energjetike

Pa dallim të Komisionit të venecies, të gjitha ligjet tona do të shqyrtohen gjatë skriningut bilateral me BE-në

Ndryshimet e Ligjit për shoqatat i miratoi Kuvendi me konsensus, por pa dallim nëse shkojnë në Komisionin e Venecies apo jo, të gjitha ligjet tona do të shqyrtohen gjatë skriningut bilateral që e kemi me BE-në dhe më pas do të pësojnë harmonizime, thotë kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Lidhur me pyetjen e gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp, Kovaçevski theksoi se nuk pret që ky Ligj të pësojë harmonizime, sepse aludon vetëm në atë se duhet pasur kujdes ndjenjat e qytetarëve që u përkasin shfrytëzimit të emrave nga periudha e Luftës së Dytë Botërore gjatë organizimit të klubeve apo shoqatave tregtare.

“Qëndrimi im është se neve na duhet një ligj i ri për shoqatat e qytetarëve dhe Ministrisë së Drejtësisë punon në përgatitjen e një ligji të plotë, që do t’i përfshijë të gjitha partitë politike dhe ekspertët. Akoma jam i qëndrimit se si bazë duhet të merret parasysh legjislatura gjermane, e cila në shkallë shumë të lartë i ka zgjidhur bashkimet e qytetarëve”, theksoi kryeministri.

Lidhur me Qendrën kulturore në Bllagoevgrad, ai theksoi se tashmë ka biseduar me kryeministrin bullgar, Galab Donev dhe sapo të dërgohen dokumentet, e më pas edhe të shqyrtohen nga autoritetet e Bullgarisë, do të mund t’i qasemi formimit të tij dhe hapjes në mënyrë adekuate.

Ministri i Punëve të jashtme, Bujar Osmani dje në Sofje në konferencë për shtyp me kolegun e tij bullgar, Nikolla Milkov paralajmëroi se do t’i rekomandojë Qeverisë pas ndryshimeve të miratuara kohë më parë të Ligjit për shoqatat dhe fondacionet, ai të dërgohet në Komisionin e Venecies, me qëllim që ai të konstatojë nëse me të vërtetë ka në të diçka kontestuese, siç pohon Sofja.

Alarmet për bomba në shkolla janë pjesë e strategjisë për sulme hibride

Alarmet për bomba të vendosura në shkolla janë pjesë e strategjisë për sulme hibride, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.

“Gjatë alarmeve të tilla MPB-ja duhet të ndërhyjë sepse bëhet fjalë për shkolla. Nuk është rastësi që shkollat ​​janë objektivi i tyre, sepse njerëzit janë më të ndjeshëm kur bëhet fjalë për shkollat ​​ku mësojnë fëmijët. Departamenti i krimit elektronik po heton të gjitha të dhënat e mundshme për të zbuluar se nga vijnë këto raporte të rreme. Shpresoj se ata që e bëjnë këtë do ta kuptojnë se Evropa duhet të jetojë në paqe, e jo në frikë dhe pasiguri, tha Kovaçevski duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas konferencës së sotme për shtyp në Qeveri.

Ai përkujtoi se në të kaluarën disa institucione shtetërore kanë qenë cak i sulmeve të hakerëve dhe se rajoni nuk është lënë jashtë sulmeve të tilla hibride.

Në periudhën e kaluar ka pasur njoftime për bomba të vendosura në shkollat ​​e Shkupit, të cilat pas kontrolleve janë konstatuar se janë false. Sektorii i Punëve të Brendshme sot ka marrë raporte të reja për mjete shpërthyese në katër shkolla të Shkupit. Siç informon MPB-ja, shkollat ​​janë evakuuar të sigurta dhe në vijim janë kontrollet kundër terrorizmit

Related posts

Tërmet i fuqishëm në Kroaci

Gazetamax.mk

Kush po përfiton në kohë krize dhe a ka shpresa për ulje të çmimeve?

Gazetamax.mk

Dedinec: Puna e TE-TO këtë dimër është me rëndësi për sistemin elektroenergjetik

Gazetamax.mk