GazetaMax
Lajme

Përsëri alarme për bombë në katër shkolla në Shkup

Shkup, 9 nëntor – Alarme të reja për bomba të vendosura sot ka në katër shkolla në Shkup. Sipas informacioneve të MIA-s, njëra prej shkollave është edhe gjimnazi “Josip Broz Tito”.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme informuan se janë ndërmarrë masa për evakuimin e sigurt të shkollave dhe në vijim janë kontrollet kundër terrorizmit.

“Sot (09.11.2022) rreth orës 09:30 minuta në SPB Shkup është denoncuar se në adresa elektronike në dy shkolla të mesme në qytetin e Shkupit është drejtuar kërcënim për mjet eksploziv të vendosur. Rreth orës 10:00 i njëjti denoncim është drejtuar edhe ndaj dy shkollave tjera. Menjëherë pas denoncimeve të marrura, nga ana e nëpunësve policorë janë ndërmarrë masa për evakuim të sigurt në të gjitha katër shkollat.

Për momentin në realizim janë kontrollime antiterroristike dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë./Zhurnal.mk

Related posts

KBR e shpalli konkursin për “Balkathon”-in e tretë me një fond të çmimeve prej 60.000 euro

Gazetamax.mk

Kornizë e re e programit FAO – Maqedonia e Veriut për ekonomi më konkurruese, të qëndrueshme dhe më rezistuese rurale

Gazetamax.mk

Karnevali “Golden Eagle”, policia bënë të ditur se morën pjesë rreth 76 mijë persona dhe nuk u shënua asnjë incident

Gazetamax.mk