Të ushqyerit më vakte të rregullta është dieta idealë për çdo organizëm. Mjekët dietologë, i japin një rëndësi të veçantë vaktit të mëngjesit. Kjo pasi mëngjesi është vakti i parë i ditës dhe duke qenë i tillë kaloritë e marra në të janë rezervat e organizmit për një ditë aktive. Për këtë arsye mëngjesi duhet të jetë vakti kryesor i ditës si për ju ashtu dhe për fëmijët tuaj.
Studimi i Institutit të Shëndetit Publik sjell shifra jo fort te kënaqshme për traditën shqiptare ne ketë drejtim, pasi sipas tij vetëm 44 për qind e fëmijëve që ndjekin shkollën, konsumojnë mëngjes çdo ditë të javës. Gjysma nuk hanë mëngjes çdo ditë dhe 6.7 për qind nuk konsumojnë mëngjes pothuajse asnjëherë.
Specialistët theksojnë se pasojat për fëmijët që nuk hanë mëngjes janë te mëdha. Ata lodhen më shpejt si rezultat i mungesës së lëndëve ushqimore dhe energjive dhe po ashtu tregohen më pak krijues dhe te vëmendshëm gjate mësimit në klasë.
Kështu, barra bie mbi prindërit që të krijojnë një tradite familjare te ngrënies se mëngjesit. Uluni te gjithë rreth tryezës për të paktën 20-30 minuta në mëngjes që të konsumoni bashkë vaktin kryesor te ditë, mos e lini ketë gjë për darkën, sepse dreka asnjëherë nuk është e mundur t’ju mbledhë bashkë sidomos gjatë javës kur jeni në punë.
Një fetë buke me gjalpë, një gotë qumësht, një vezë e zier, ose një lëng portokalli e plot gjera te tjera për te kombinuar mëngjeset do te ndryshojnë shëndetin dhe sjelljen e fëmijës e gjithë familjes, nëse përkushtoheni aq sa duhet tek mëngjesi.