GazetaMax
Lifestyle

Para apo pas ngrënies, kur është koha e duhur për të pirë ujë

Trupi i njeriut humbet ujë çdo moment, madje edhe nëpërmjet
frymës.
Rrjedhimisht, pirja e ujit është e një rëndësie madhore për
hidratimin e organizmit.
Trupi e përdor ujin në çdo qelizë, organ apo ind, jo vetëm
për të rregulluar temperaturën e brendshme por edhe për të mirëmbajtur çdo
funksion.
Deri më tani, ekspertët e shëndetit kanë rekomanduar pirjen
e të paktën tetë gotave me ujë në ditë.
Sigurisht që pirja e këtyre tetë gotave në të njëjtën kohë
është e pamundur.
A e dini kur është koha më e mirë për të pirë ujë?
Lexoni më poshtë këshillat e AgroWeb.org për të pirë ujin në
kohën e duhur që të përmirësoni efikasitetin e tij në organizëm.
Ujë pas zgjimit
Pini një gotë me ujë menjëherë sapo të zgjoheni.
Në këtë mënyrë të gjithë organet e brendshme do të
aktivizohen.
Uji ndihmon në largimin e toksinave përpara ushqimit të
rradhës.
Ujë para një vakti
Pirja e një gote me ujë 30 minuta përpara ushqimit ndihmon
me tretjen.
Ju nuk duhet të pini ujë pak minuta përpara se të uleni për
të ngrënë ose sapo keni ngrënë.
Nëse e bëni këtë, uji do të hollojë lëngjet tretëse.
Pini ujë një orë pas ushqimit që ta ndihmoni trupin të
përthithë të gjithë ushqyesit.
Ujë përpara se të bëni banjë
Pini një gotë me ujë përpara se të bëni banjë që të ulni
tensionin e gjakut.
Ujë përpara se të flini
Pini një gotë me ujë një orë përpara gjumit që të ndihmoni
organizmin të përballojë humbjen e lëngjeve gjatë natës.
Oraret e duhura të pirjes së ujit
Nëse organizoni pirjen e ujit sipas një orari të caktuar do
të ndihmoni organizmin të jetë në formë.
Oraret e mëposhtme janë në varësi të angazhimeve ditore dhe
mund të ndryshohen ose rregullohen sipas mundësisë.
7:00 – Gota e parë
Pini gotën e parë sapo të zgjoheni që ta hidratoni
organizmin pas gjumit.
Gjysëm ore më vonë mund të hani mëngjes.
9:00 – Gota e dytë
Një orë pas mëngjesit mund të pini gotën e dytë dhe të
vijoni punën si zakonisht.
11:30 – Gota e tretë
Pini një gotë ujë 30 minuta përpara se të hani drekë.
13:30 – Gota e katërt
Pini një gotë me ujë një orë pas drekës që të ndihmoni
trupin të përthithë më mirë ushqyesit e nevojshëm.
15:00 – Gota e pestë
Gjatë pushimit konsumoni një lëng frutash ose pije pa
ëmbëlsues shtesë që të freskoni trurin.
17:00 – Gota e gjashtë
Kjo gotë me ujë do ju mbajë të ngopur dhe do të parandalojë
ngrënien e tepërt gjatë darkës.
20:00 – Gota e shtatë
Pini një gotë me ujë pas darke dhe para se të bëni banjë.
22:00 – Gota e tetë
Pini një gotë të fundit me ujë një orë përpara se të flini.
Në këtë mënyrë do të ndihmoni rigjenerimin e qelizave gjatë
gjumit.   

Related posts

Ajri i ndotur prek mitrën, rritë rrezikun për sëmundje tek fetusi

Gazetamax.mk

Romanca përmes penelit/ Danton, burri që zhvarros gruan, Antoinette, duke e puthur dhe përqafuar për herë të fundit

Gazetamax.mk

10 kuriozitete rreth bebeve!

Gazetamax.mk