Ne harxhojmë vetëm një të tretën e jetës sonë duke fjetur, por arti i gjumit mund ta përcaktojë shumicën e jetës sonë. Duke parafytyruar orën…, ballafaqimin me punë dhe shtëpi, duke u ndeshur me faktorët e pagjumësisë, ne nuk mund ta përsosim mjaft rutinën tonë të gjumit.
Dhe, kemi një arsye të mirë. Mos bërja e gjumit të mjaftueshëm mund të çojë në çrregullimin e një numri te madh të gjërave. Pse gjumi është kaq i rëndësishëm? Këtu po ju paraqesim 10 pasojat se pse nuk flini sa duhet.
Do të hani më shumë. 300 kalori më shumë, të jemi të saktë. Një studim i fundit zbuloi se personat me pagjumësi, kur iu lejohej të hanin çdo gjë që dëshironin, ata kishin ngrënë më tepër se sa kur kishin fjetur një natë të plotë me gjumë.
Nuk do të jetoni gjatë. Hulumtuesit mund të kenë gjetur sekretin e jetëgjatësisë- sipas një studimi thuhet se femrat që flejnë më pak se 5 orë në natë, kishin më pak gjasa që të jetojnë më shumë se sa ata që e bënin gjumin e plotë.
Do të pushoni më shumë. Logjikisht, nëse ju rregullisht konsumoni më shumë kalori çdo ditë, dihet se do të peshoni edhe më shumë, por shtimi në peshë nuk shkaktohet vetëm nga ajo që konsumojmë. Gjumi jo i mjaftueshëm gjithashtu shkakton stres në trup, gjë që nxit ngadalësimin e metabolizmit dhe depozitimin e yndyrës.
Zvogëlon trurin. Hulumtuesit gjetën se personat që vuajnë nga pagjumësia kronike, kishin tru më pak të dendur, gjë që prek pjesë të rëndësishme të sistemeve neurologjike siç është vendimmarrja.
Rrit tensionin e gjakut. Sipas studimeve thuhet se të rriturit që e anashkalojnë një orë gjumë çdo natë për pesë vite përfundojnë duke e rritur rrezikun për hipertension, pothuajse 40%.
Rrit rrezikun për t;u sëmurur. Gjumi jo i mjaftueshëm është vërtetuar ti bëjë njerëzit të ndjeshëm ndaj viruseve dhe ftohjeve.
Mund të përkeqësojë kujtesën tuaj. Ndonjëherë ndiheni sikur nuk mund të mbani mend gjërat pas një nate pa gjumë të mjaftueshëm? Kur përjetojmë valët e REM-it në fillim të ciklit të gjumit, mund të rrisë kujtesën dhe kreativitetin, kështu që nëse nuk keni fjetur mjaftueshëm një natë më parë, provoni një sy gjumë të shpejtë për të përmirësuar aftësitë tuaja të kujtesës.
Do të anashkaloni ushtrimet. Mungesa e gjumit do të thotë mungesë e energjisë, e cila nënkupton edhe mos shkuarje në palestër. Në fakt, hulumtimet tregojnë se privimi nga gjumi është një arsye kryesore se pse njerëzit qëndrojnë jo aktivë.
Ju bën më të çuditshëm. Ose, siç thonë studiuesit, ju bën më shumë “primitiv”. Pa gjumë kthehemi përsëri në një version më primitive të jetës, që do të thotë nuk mund të përballemi në mënyrë të përshtatshme me emocionet apo ti përgjigjemi me pjekuri situatave të ndryshme.
Bëheni pertac. Në krye të të gjitha këtyre pasojave, gjumi jo i mjaftueshëm na bën të ndjehemi jo mirë. Të gjithë kemi reaguar ashpër pas një nate pa gjumë, apo kemi pasur dhembje koke apo marramendje, kështu që nëse dëshironi të flini më shumë, shihni disa nga këshillat për stërvitje dhe ushqimin qe do të ju ndihmojnë të flini.
previous post