GazetaMax
Lajme

Parkimi vend e pa vend shkakton kokëçarje për zjarrfikësit në Tetovë

Tetovë, 12 Nëntor – Para më shumë një viti, gjatë djegies së spitalit modular këtu në Tetovë ku humbën jetët katërmbëdhjetë persona, u vështirësua tej mase ndërhyrja e zjarrfikësve. Arsyeja ishte, parkimi vend e pa vend i makinave që bllokonin rrugën për të intervenuar zjarrfikësit. Edhe pse këtë memorie e kemi ende të freskët, vazhdon e njëjta rutinë e parkimit të makinave për rreth spitalit të Tetovës.

Kontaktuam edhe Policinë e Tetovës, nga ku apeluan që, të kihet kujdes maksimal me parkimin e makinave, sidomos në pjesët ku bllokohen rrugët, sepse dënimet do të jenë të ashpra.

“Edhe përkundër numrit të madh të dënimeve për parkim në vend jo adekuat, kjo rregull edhe më tej vazhdon të thyhet. Ju apelojmë gjithë vozitësve që të kenë kujdes me parkimin e makinave vend e pa vend, sepse në të kundërtën do të përballen me gjoba nga 45 – 180 euro, ndërsa makinat po ashtu do të largohen nga shërbimi merimangë qytetit”, thonë nga SPB, Tetovë.

Problem vazhdon të jetë që prej më shumë se një viti edhe mos largimi i objektit të djegur të modularit, edhe përkundër premtimeve të shumta nga ministria. Ditë më parë, sipas informatave nga Spitali i Tetovës, është hapur edhe thirrja për përzgjedhjen e firmës për heqjen e këtij objekti. Drejtori i spitalit Amir Elezi, thotë se objekti për një kohë shumë të shkurtër nuk do të jetë më aty.

“Tre ofertues janë paraqitur dhe në suaza të gjithë asaj procedure të prokurimit publik që duhej ti nënshtrohemi si institucion, tash jemi në fazën e shqyrtimit të ofertave të tre ofertuesve dhe do përzgjedhim edhe ofertuesin që do bëj largimin e spitalit modular. Unë besoj se shpejt do ndodh pra jemi në fazën finale të largimit të mbetjeve të spitalit modular”, u shpreh Amir Elezi, drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës.

Related posts

Si u inkasuan mbi gjysëm milioni euro nga “Ujësjellës-Kanalizim” në Shkup, publikohen imazhe që vërtetojnë rastin

Gazetamax.mk

Analizë: Maqedonia ndër më e varfëra/ Vështirë me dimrin, vështirë me rrymën, vështirë me jetën,…

Gazetamax.mk

Marrëveshjet e pazbatuara Kosovë-Serbi ndër vite

Gazetamax.mk