GazetaMax
Sport

Bayerni rinovon me një bavarez

Bayern Munchen ka rinovuar kontratën me Josip Stanisic. 22-vjeçari i lindur në Bavari, është pjesë e ekipit të parë prej verës së vitit të kaluar, teksa këtë sezon numëron 11 ndeshje në total me ekipin e Nagelsmann, tri nga të cilat si titullar.
Mbrojtësi i djathtë, i cili mbulon edhe pozicionet e tjera të repartit të prapavijës, ka firmosur kontratën e re deri në vitin 2026. Stanisic është me origjinë kroate dhe në tetorin e vitit të kaluar debutoi me nënkampionët e botës.
Deri tani numëron gjashtë ndeshje me Kroacinë, teksa është një nga të grumbulluarit e trajnerit Zlatko Dalic për Botërorin Katar 2022. “Ky rinovim konfirmon besimin që Bayerni ka tek unë, besim që do tentoj ta shlyej duke u përmirësuar më shumë.
Si një person që ka lindur në Mynih, mund të them se është një ëndërr fakti që luaj me këtë fanellë. Objektivi im është të fitoj sa më shumë tituj me Bayernin”, deklaroi mbrojtësi anësor pas firmës në kontratën e re.

Related posts

Inter- Lukaku, vjen lajmi i madh

Gazetamax.mk

Florim Asani nga gjenerata U18 e Shkëndijës po dëshmon talentët e rinjë të sportit që i ka Tetova

Gazetamax.mk

Barcelona bën hapin e madh për Dybalan

Gazetamax.mk