GazetaMax
Lajme

VMRO paralajmëron aferën “Parazitët”: Populli vdes urie, qeveritarët arkëtojnë shuma përrallore

Shkup, 12 Nëntor – Partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE ka paralajmëruar për sot publikimin e një afere të re, që sipas tyre tregon për shumat përallore që arkëtojnë qeveritarët, përcjell KlanMacedonia.

Këtë aferë, kjo parti e quan “Parazitët”, ndërsa sipas tyre, publikimi i saj do të jap përgjigje për vuajtjet e popullit.

“Populli mezi ia del mbanë. Shumica e pensioneve nuk janë as 1/3 e shportës së konsumit. Dy paga minimale nuk mjaftojnë për të ushqyer një familje, ndërsa zyrtarët e qeverisë regjistrojnë të ardhura gjashtëshifrore çdo muaj. Kush janë të pasur ndërsa njerëzit vuajnë? Cilët janë “parazitët” e shoqërisë? Ndërsa pagat e njerëzve po hahet nga inflacioni, të ardhurat e tyre janë shumë të mëdha për të ndjerë ndikimin”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE.

Related posts

Pritje për çertifikatat për shkak të procedurave administrive

Gazeta Max

Universiteti “Shën Cirili dhe Metodi” pëson rënie prej 20 vendeve në rang listën e universiteteve më të mirë në botë

Gazeta Max

VMRO-DPMNE: Deputetët e LSDM-së duan zgjedhje, vetëm Kovaçevski dhe Zeçeviq janë kundër

Gazeta Max