Të ushqyerit me një dietë të balancuar mirë mund t’iu ndihmojë t’i merrni kaloritë dhe vlerat ushqyese që ju nevojiten për t’i përmbushur aktivitetet tuaja ditore, përfshirë këtu edhe ushtrimet e rregullta fizike.
Kur vjen puna tek ngrënia e ushqimeve që ju japin energji për të pasur performancë sa më të mirë gjatë fitnesit, nuk është e thjeshtë si të zgjedhësh konsumimin e perimeve në vend të brumërave. Ju duhet t’i hani llojet e duhura të ushqimeve, në orët e përshtatshme të ditës.
Ushqimi i parë i ditës është shumë i rëndësishëm për një organizëm të shëndoshë, transmeton Koha.
Sipas një artikulli të botuar në “Harvard Health Latter”, ngrënia e mëngjesit të rregullt ndërlidhet me uljen e rrezikut për t’u prekur nga obeziteti, diabeti dhe sëmundjet tjera të zemrës.
Fillimi i ditës me ushqim të shëndetshëm ju ndihmon ta rimbushni sasinë e sheqerit në gjak, për të cilin trupi juaj ka nevojë për t’i furnizuar me energji muskujt dhe trurin.
Ushqyerja e shëndetshme me mëngjes është sidomos e rëndësishme në ditët kur ju ushtroni fitness. Kalimi i vaktit të parë të ditës ju bënë të ndiheni pa energji dhe të përgjumur.
Zgjedhja e vaktit të duhur të ushqimit për mëngjeset tuaja është tejet e rëndësishme. Shumë njerëz mbështeten tek karbohidratet e thjeshta për ta filluar ditën e tyre. Konsumimi i një gjevreku apo petulle nuk ju mbanë të ngopur për shumë kohë. Përderisa, një mëngjes i pasur me fibra dhe proteina e largon ndjenjën e urisë për më shumë kohë, dhe ju siguron energjinë që iu nevojitet për t’i vazhduar aktivitetet ditore.
previous post