GazetaMax
Lajme

Arsimtari godet nxënësin në një shkollë të fshatit Përshefcë

Drejtori Nuhiu: “Rasti po hetohet nga policia”

Tetovë, 14 Nëntor – Këto janë shenjat e Dionit 14 vjeçar i cili u rrah nga arsimtari i artit figurativ në shkollës fillore “Asdreni” në fshatin Përshefcë. Pas lëndimit që ka marrë Dioni, prindërit pretendojnë se është ndaluar nga po i njëjti arsimtar që rastin të mos e paraqesë tek drejtori.

“Ka tentuar t’ia paraqesë rastin mësuesit të klasës, mësuesi nuk e ka lejuar, pas pak ka tentuar të shkojë sërish te drejtori, nuk është lejuar, pastaj ka hapur dritaren dhe ka tentuar të dalë nga dritarja, por ai është ndalua nga disa nxënës tjerë sepse është shumë larte mbi 3-4 metra, sepse ky faktikisht ka pasur shqetësim që të dale nga situata”, thotë Safet Qazimi, babai i Dionit.

Lidhur me këtë çështje, babai i Dionit thotë se nuk është informuar as nga drejtori dhe as nga vetë nxënësi, i cili e ka fshehur dhunën.

“Fëmija ka dashur ta fshehe situatën mos e shfaqe por ne orët e vona diku në ora 22:00 janë vërejte shenjat në kokë nga bashkëshortja dhe jemi konsultuar me Dionin se çka ndodhi dha ka treguar se si ka qenë situata në shkollë. Në hapësirën e shkollës Dioni ka kërkuar nga nxënësit tjerë që t’i bëjnë foto në pjesën ku ka pasur dhimbje, dhe e kanë fotografuar atë pjesën ku ka marre lëndime pastaj në filluam në mënyre institucionale, arsimtarin e kam telefonuar ndërsa ai u përgjigj se unë nuk kam nerva që të merrem me fëmijën tuaj dhe ajo ka ndodhe”, shprehet babai i Dionit, Safet Qazimi.

E përderisa pritnim për përgjigjen e drejtorit për rastin në fjalë aty ishin edhe organet e MPB-së për të shqyrtuar rastin. Drejtori i Shkollës Fillore “Asdreni” zotohet për zbardhjen e rastit.

“Me sa kam unë informacion rasti është paraqitur tek organet kompetente të shtunën, se është sulmuar nga ana e arsimtarit dhe tani mbetet që ta kryejnë punën organet kompetente. Pak me herët ishin edhe zyrtaret dhe është pune e tyre se si do te vazhdoje me tutje”, thotë drejtori i shkollës, Naser Nuhiu.

Dioni sot nuk ishte në shkollë, prindi thotë se nëse nuk merren masa ndaj arsimtarit në fjalë do të detyrohet që djalin ta transferoje në ndonjë shkollë tjetër.

Related posts

Plagosje, dhunë në familje dhe vjedhje, policia arreston 7 persona dhe shpall në kërkim një tjetër

Gazetamax.mk

Grubi: Punët e mira dhe të arriturat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut mbajnë vulën e BDI-së

Gazetamax.mk

Në Komunën e Çairit u mbajt Mbledhje Komemorative për profesor Adnan Again

Gazetamax.mk