GazetaMax
Lajme

FRONTEX nxjerr raportin: Ballkani Perëndimor korridori më i ‘nxehtë’ për kalimin e emigrantëve

Shkup, 14 Nëntor – “Ballkani Perëndimor vazhdon të jetë korridori më aktiv për migracionit drejt vendeve të Bashkimin Evropian”, thuhet në raportin e Policisë Europiane të Ruajtjes së Kufijve, FRONTEX.

Sipas raportit të publikuar sot, më shumë se 22,300 migrantë të parregullt u regjistruan në të ashtuquajturëm Rruga Ballkanike gjatë muajit tetor, gati tre herë më shumë se një vit më parë.

Sipas FRONTEX rajoni i Ballkanit Perëndimor ka regjistruar numrin më të lartë të emigrantëve të parregullt të identifikuar që nga kulmi i krizës së migracionit në vitin 2015.

Numri i lartë i kalimeve mund t’i atribuohet përpjekjeve të përsëritura për të kaluar kufirin nga migrantët tashmë të pranishëm në Ballkanin Perëndimor, por edhe shka të atyre personave që abuzojnë me qasjen pa viza në rajon.

Numri më i lartë migrantëve që kalojnë përmes Rrugës Ballkanike vjen nga Burundi, Afganistani dhe Iraku.

Disa emigrantë përdorin qasjen pa viza për të udhëtuar përmes aeroportit të Beogradit dhe më pas udhëtojnë në rrugë tokësore drejt kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian, thuhet në raport.

Sipas FRONTEX në tetor, shtetet anëtare të Bashkimit Evropian regjistruan nga të gjitha rrugët ku kalojnë flukset migratore, rreth 36,500 kalime të parregullta, 47% më shumë se në të njëjtin muaj të vitit 2021.

Po sipas FRONTEX në dhjetë muajt e parë të vitit 2022 janë regjistruar 275,500 hyrje të parregullta në kufijtë e jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian.

Kjo paraqet një rritje prej 73% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe është më e larta që nga viti 2016.

Për t`iu përgjigjur prurjeve të rritura migratore FRONTEX ka rritur praninë me 500 oficerë e personel në vendet e rajonit.

Në total, më shumë se 2,300 oficerë të trupave tokësore dhe personel i Frontex-it po marrin pjesë në aktivitete të ndryshme operacionale në kufirin e jashtëm të Bashkimit Evropian, përfshirë Shqipërinë.

Related posts

Osmani: Mërgimtarët që kanë M-kartë, janë të privilegjuar në aeroporte

Gazetamax.mk

Një jetë e re përsëri/ Pacienti me transplant të mëlçisë lëshoi spitalin

Gazetamax.mk

Komisioni Evropian kritikon Maqedoninë për agjendën e gjelbër, duhen ndryshime të mëdha

Gazetamax.mk