GazetaMax
Ballina

Smoothie me banane dhe kivi

Një pije smoothie është fantastike për të nisur mëngjesin.
Merni disa ushqime që ju mbushin energji dhe përziejni në blender, është kaq e thjeshtë.
Përbërësit
1 gotë kos
2 kivi
1 mollë
1 banane
1 portokall
kuba akulli
2 lugë gjelle lajthi
2 lugë gjelle fara liri
Përgatitja
Pastrojini frutat dhe prejini në copa të vogla. Kombinoni kosin, kivin, mollën, bananen, portokallin dhe akullin në një blender. Shtoni më pas 2 lugë gjelle lajthi dhe 2 lugë gjelle fara liri. Përziejeni për 2-3 minuta derisa të merrni një masë homogjene. Hidheni smoothie-n në një gotë dhe dekorojeni me 3 feta banane, 2 lajthi, pak fara liri, dhe 1 fetë kivi.

Related posts

Bleona Qereti po bëhet nënë për herë të parë?

Gazeta Max

Haxhi Krasniqi dhe modelja Marigona Krasniqi kurorëzohen

Gazeta Max

Pesë arsye pse duhet të hani sa më shumë ullinj

Gazeta Max