GazetaMax
Sport

Kristiano Ronaldo investon 2 milionë euro në Milano

Kompania e Kristiano Ronaldos ka hapur një qendër për diagnostikimin dhe trajtimin e tullacisë në Milano. “Insparya”, e themeluar nga Kristiano Ronaldo dhe Paulo Ramos i Portugalisë, hapi një qendër në Milano të hënën, e dedikuar ekskluzivisht për diagnostikimin, trajtimin dhe kërkimin e tullacisë.
Sipërfaqja e klinikës është 1200 metra katrorë, ka 14 salla operacioni. Një qendër e tillë kërkonte një investim prej 2 milionë euro, sipas Sky Italia.
“Ky është një projekt unik dhe inovativ që ndan filozofinë time të përkushtimit, vendosmërisë, ambicies dhe përmirësimit të vazhdueshëm personal. Italia është një vend që më mirëpriti që në fillim dhe më bëri të ndihem si në shtëpinë time. Italianët kujdesen shumë për imazhin e tyre, duan të kujdesen për veten dhe shëndetin e tyre, ndaj besoj se cilësia e Insparya do t’i befasojë dhe do t’i pushtojë. Jam shumë i lumtur që mund të marr pjesë aktive në këtë”, tha sulmuesi i Man. Junajted dhe Portugalisë.
Më herët, Ronaldo hapi klinika për mbjelljen e flokëve në Madrid dhe Marbella.

Related posts

Kaq miliona vlen Rice

Gazetamax.mk

Chelsea shfaq interesim për Khvaraskhelian

Gazetamax.mk

Pse Dybala nuk do të ishte tradhtar nëse do të kalonte te Interi?

Gazetamax.mk