GazetaMax
Adrenaline

Ja drama e yllit ukrainas, futbollist i njohur i ngujuar në bunker me gruan shtatzënë

Që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, tragjedi të ndryshme sportive janë përhapur në mbarë botën. Njëra prej tyre është vendosur të ndahet me publikun nga trajneri i Shakhtar Donetsk, Fernando Valente.

Përkatësisht, trajneri portugez zbuloi se çfarë drame po kalon 19-vjeçari i talentuar i futbollit ukrainas, Georgi Sudakov. “Është talenti më i madh që kam stërvitur në karrierën time, nuk ka mbushur ende 20 vjeç.

Ai tashmë ka luajtur për kombëtaren A, ndërsa së fundi ka nënshkruar një kontratë të re me Shakhtar Donetsk. Është një djalë i mrekullueshëm dhe së shpejti pret të bëhet baba i një vajze së bashku me gruan e tij, Lisa, – tha Valente, duke shtuar:

– Unë qaj dhe lutem për ata, si dhe për të gjithë lojtarët e rinj që qëndruan në Ukrainë. Ata më bënë të lumtur në dy vitet e fundit, që trajnova në Ukrainë. Zemra ime është e thyer. Sudakov ka potencial të madh, ai mund të luajë pa frikë te Manchester City ose Barcelona.

Unë mbaj një foto të tij dhe gruas shtatzënë në cellular. Më parë ishin të lumtur, tani janë ngujuar në një bunker për t’iu shpëtuar predhave të ushtrisë ruse. Jam i shokuar nga kjo luftë pa asnjë kuptim

Sudakov i kaloi të gjitha ekipet e të rinjve të Shakhtarit, luajti edhe në Ligën e Kampionëve. Po kështu, qysh 19 vjeç është bërë pjesë e rregullt e kombëtares së parë ukrainase.

Related posts

Analizë, statistika, parashikim dhe formacionet e mundshme: Villarreal – Liverpool

Gazetamax.mk

Carlos Tevez jep dorëheqje nga Rosario Central

Gazetamax.mk

Messi tashmë ka tri oferta në tavolinë

Gazetamax.mk