Shkup, 15 nëntor – Gjithnjë e më shumë qytetarë përdorin trotinetin elektrik për të shkuar në punë ose shkollë, si mjet ekologjik i transportit që rrit ndjeshëm lëvizshmërinë në mjediset urbane. Megjithatë, një faktor kufizues është se, sipas ligjit, infrastruktura bazë për lëvizjen me trotinet elektrik janë rrugët e planifikuara për biçikleta dhe nëse nuk ka të tilla, lejohet lëvizja në trotuare apo sipërfaqe tjetër për lëvizjen e këmbësorëve, por me shpejtësi të kufizuar deri në 6 kilometra në orë.
Ndryshe, drejtuesi i një trotineti elektrik, i cili nuk lëviz në zonat e lejuara të qarkullimit, do të paguajë gjobë prej 80 eurosh.
Sipas ndryshimeve në Ligjin për siguri në transport nga viti 2021, drejtuesi i trotinetit elektrik do të duhet të paguajë gjobë prej 80 eurosh nëse nuk lëviz në rrugën e planifikuar për biçikleta, trotuar apo në rrugën e duhur në drejtim të lëvizjes së qarkullimit dhe nëse ai nuk përdor një shteg biçikletash kur ka dhe lëviz në trotuar ose në rrugët për biçikleta.
Nëse ai lëviz me shpejtësi më të madhe se 25 km/h në një rrugë biçikletash ose me shpejtësi më të madhe se 6 km/h në trotuar, rrugë për biçikleta, pra në sipërfaqe tjetër të destinuar për lëvizjen e këmbësorëve, atëherë duhet të paguajë gjobë në vlerë prej 120 eurosh në kundërvlerë në denarë.
Trotinetët elektrikë mund të drejtohen edhe nga persona mbi 14 vjeç dhe në këtë rast gjobat vendosen për prindin ose kujdestarin.
Policia deri më tani ka sanksionuar gjithsej 95 drejtues të trotinetëve elektrikë.
Ministria e Punëve të Brendshme për MIA-n thekson se është mirë nëse qytetarët përdorin automjete që reduktojnë ndotjen, por ato duhet të menaxhohen me përgjegjësi, duke respektuar rregullat e përcaktuara.
“Të gjithë ne si shfrytëzues të rrugës duhet të jemi të vetëdijshëm se duhet t’i respektojmë rregullat për të qëndruar të sigurt, e jo për të shmangur ndëshkimin nga policia”, kanë thënë për MIA-n nga MPB-ja.
Në pyetjen se sa sanksione janë vendosur për personat që kanë drejtuar trotinetë elektrikë deri më tani, MPB-ja bën të ditur se gjatë vitit 2021 janë sanksionuar gjithsej 29 drejtues të trotinetëve elektrikë, ndërsa këtë vit deri më 31 tetor në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë sanksionuar gjithsej 66 drejtues të trotinetëve elektrikë.
Kjo nënkupton se që nga miratimi i ndryshimeve ligjore që normativizojnë pjesëmarrjen e trotinetëve elektrike në komunikacion, policia ka gjobitur gjithsej 95 drejtues mjetesh për mosrespektim të rregullave.
Në bazë të nenit 103 të Ligjit për siguri në transport nga 1 janari i vitit 2021, drejtuesi i skuterit elektrik do të gjobitet me 50 euro nëse nuk mban helmetë mbrojtëse në kokë, nëse transporton persona të tjerë ose në mbrëmje dhe në kushtet e dukshmërisë së zvogëluar nuk vesh një jelek reflektues.
Drejtuesi i një trotineti elektrik është gjithashtu i detyruar ta përdorë atë në mënyrë që të mos zvogëlojë qëndrueshmërinë dhe të mos pengojë përdoruesit e tjerë të rrugës, dhe në veçanti nuk duhet të heqë duart nga timoni, të mos kapet për një mjet tjetër, të transportojë, tërheqje ose shtyjë objekte që mund të pengojnë në drejtimin etij ose të rrezikojnë përdoruesit e tjerë të rrugës. Drejtuesit që vepron në kundërshtim me këtë i lëshohet urdhërpagesa prej 50 eurosh.
Rreth 30 drejtues trotinetë elektrikë marrin pjesë në aksidente rrugore çdo vit, çdo i gjashti lëndohet rëndë
Sipas të dhënave zyrtare statistikore të Ministrisë së Punëve të Brendshme, mesatarisht çdo vit marrin pjesë rreth 30 drejtues trotinetë elektrikë në aksidente rrugore. Fatmirësisht në to nuk ka humbur jetën dhe shumica prej tyre kanë lëndime të lehta.
Në vitin 2021, në një aksident rrugor u përfshinë gjithsej 29 drejtues trotinetë elektrik. Pesë prej tyre u plagosën rëndë, ndërsa 22 pësuan lëndime të lehta. Edhe pse nuk lejohet transportimi i personave të tjerë me trotinet elektrik, në aksidentet rrugore lëndime të rënda ka pësuar edhe një pasagjer me trotinet elektrik.
Numri i drejtuesve të trotinetëve të cilët kanë marrë pjesë në aksidente rrugore në vitin 2022 (me 31 tetor të këtij viti) është rritur dhe është 33. Katër prej tyre janë lënduar rëndë, ndërsa 27 drejtues kanë marrë lëndime të lehta. Në trotinetin elektrik nuk ka pasur pasagjerë të lënduar rëndë, por pesë persona janë lënduar lehtë.