GazetaMax
Lajme

49.4 % e drurit të prerë është prej ahu

Shkup, 15 Nëntor – Në Maqedoninë e Veriut 49.4 % e drurit të prerë është prej ahu, 34.5 % është lis, 11 % pishë e bardhe dhe e zeza, ndërsa tjerat janë çam, bredh dhe specie tjera.

“Prodhimi i përgjithshëm i asortimenteve pyjore në pyjet shtetërore gjatë tremujorit të tretë të vitit 2022, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, është zvogëluar për 3.6 %”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.

Raportohet që rritje e prodhimet pyjore është vërejtur te drunjtë e minierave të llojeve halore, dru tjetër të rrumbullakët të llojit gjetherënës, dru hapësinore, dru zjarri dhe dru tjetër i përpunuar, shtylla të drurit dhe kunj.

“Në të njëjtën periudhë, shitja e asortimenteve pyjore është 171 737 m3, dhe shënon ulje për 8.6 %”, raportojnë nga Enti.

Related posts

LSDM: Është reale mundësia e zgjerimit të shumicës

Gazeta Max

Osmani në mënyrë unike e shënon Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Gazeta Max

Fajon: Integrimi i Ballkanit Perëndimor si përgjigje e BE ndaj ndikimit rus në rajon

Gazeta Max