GazetaMax
Lajme

Presidenti Pendarovski u takua me eurodeputeten Garsia Perez

Shkup, 15 nëntor – Rrjedha e integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut, procesi i skriningut dhe përshtatja e Maqedonisë me legjislacionin evropian, ishin temat e bisedës në takimin e sotëm të presidentit Stevo Pendarovski me eurodeputeten dhe lideren e Aleancës progresive të socialdemokratëve në Parlamentin Evropian, Iraçe Garsia Perez.

Në këtë drejtim, siç informojnë nga kabineti i Pendarovskit, është biseduar për ritmin e proceseve reformuese dhe për gjendjen aktuale politike në vend.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për rrethanat më të fundit të sigurisë dhe ekonomike në Evropë, për zhvillimet në Union, si dhe për prioritetet dhe synimet e Aleancës Progresive, për të cilat ata përfaqësojnë në Parlamentin Evropian.

Presidenti Pendarovski, siç thuhet në njoftim, falënderoi socialdemokratët evropianë për mbështetjen e vazhdueshme për integrimin e Maqedonisë së Veriut, të konfirmuar në rezolutat e Parlamentit Evropian, duke shtuar se bashkëpunimi parlamentar është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe i domosdoshëm në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Union.

Eurodeputetja Garsia Perez është pritur më parë edhe nga kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Related posts

Mickoski në takim me të dërguarin special Saracin dhe ambasadoren Hollshtajn

Gazetamax.mk

Osmani në Forumin e Prespës: BE-ja të lejojë liberalizimin e vizave

Gazetamax.mk

Shaqiri: Për dhjetë ditë MASH do të ketë qëndrim nëse do të zhvendoset fillimi i vitit shkollor

Gazetamax.mk