GazetaMax
Lajme

Edhe Lëvizja Besa – dega Çair kërkon dorëheqjen e ministrit të shëndetësisë Bekim Sali (Video)

Shkup, 16 nëntor – Pas degës së Alternativës në Çair, tani edhe ajo e Lëvizjes Besa poashtu nga Çairi kërkojnë dorëheqjen e ministrit të shëndetësisë, Bekim Sali, informon Zhurnal.

Kryetari i degës së Çairit nga Lëvizja Besa, Valon Bela, sot përmes një konference për media u shpreh se shëndetësia në vendin tonë është para kolapsit dhe për këtë, ministri duhet të mer përgjegjësi.

Një nga segmentet më të rëndësishme në shoqërinë tonë është sektori i shëndetësisë, kujdesi shëndetësor për qytetarët dhe ruajtja e kuadrit i cili për fat të keq për çdo ditë po reduktohet duke gjetur rrugën për në vendet evropiane.
Problemet në sistemin shëndetësor në vend janë jashtzakonisht të mëdha dhe nga keq menaxhimi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe si rrjedhoje e gjithë institucioneve që janë në hierarkinë vertikale të Ministrisë, qytetarët e vendit për çdo ditë ballafaqohen me mungesë të barnave, me kushte jo adekuate të hapësirave në spitalet shtetërore si dhe me një dezorientim të plotë të organizimit të sektorit të shëndetësisë.
Fakti i zbulimit të skandaleve të njëpasnjëshme në institucionet shëndetosore, ankesat e përditshme të pacientëve që presin me orë të tëra për të marë një shërbim shëndetësor, apo i pacientëve që vuajnë nga sëmundje të rënda për të cilat duhet ndërhyrje urgjente ndërsa ata lihen në mëshirën e fatit dëshmon qartë se sistemi shëndetësor në vend është para kollapsit të plotë.
Keqpërdorimet e shumta, tenderimet e dyshimta, ikja e profesionistëve më të mirë nga institucionet shëndetësore shtetërore, dëshmon qartazi se për çdo ditë në këtë shtet bëhet më keq dhe kjo për faktin e keqmenaxhimit dhe mosdijes për të menaxhuar drejtë me institucionet shtetërore.
Kujdesi shëndetësor për qytetarët e vendit duhet të jetë ndër prioritetet kryesore të një Qeverie, por me keqardhje konstatojmë se në një sistem ku skandalet zbardhen nga opinioni dhe heshten nga institucionet apo edhe nuk ndërmeren masa konkrete nga prokuroria dëshmon qartë se me vetdije të plotë dikush po shkatëron sistemin shëndetërs dhe vendon në rrezik gjithë popullatën e vendit.
Kërkojmë nga organet kompetente që të marin seriozisht situatën e krijuar dhe të përshpetojnë hetimet për gjitha keqpërdorimet e drejtorëve të klinikave për të cilat në publik u shfaqën dyshime.
Poashtu kërkojmë nga ministri i shëndetësisë që të pranon paaftësinë e tij për të menaxhuar me këtë institucion kaq të rëndësishëm dhe të jep dorheqje nëse nuk do që përmbi vete të merr gjithë dështimin e sektorit të shëndetësisë sidomos në periudhën e fundit ku plasën edhe skandalet në shumë klinika dhe spitale shtetërore.
Valon Bela – Kryetar i Lëvizjes BESA, Dega – Çair

https://www.facebook.com/levizjabesa.mk/videos/1075287926486285/

Related posts

Diskutim: Nevojitet kuadër ligjor për dhunën kibernetike

Gazetamax.mk

NSDP promovon shtabin rajonal në NJZ 3 dhe kandidatin për deputetë, Goran Misovski

Gazetamax.mk

Anketë: Inflacioni dhe çmimet energjetike, rrezik për kompanitë

Gazetamax.mk