GazetaMax
Lajme

Ambasadorja amerikane, Ageler: Ndryshoni kulturën politike nëse nuk doni të ikin të rinjtë!

Shkup, 16 nëntor – Patjetër të ndryshon kultura, e për këtë duhet edhe vullnet politik, lufta kundër korrupsionit është në interes të të gjithëve, por më së shumti për të rinjtë të cilët përshkak korrupsionit po e braktisin shtetin. Kështu u shpreh sot ambasadorja e re amerikane në Shkup, Prajs Ageler, informon Zhurnal.

Ajo shprehet se shteti duhet të vlerësojë suksesin e të rinjve në bazë të talentit dhe punës.

“Të rinjtë kanë nevojë që shteti i tyre t’ua vlerësoj suksesin, talentin dhe mundin, dhe jo të vlerësohen në bazë të politikës dhe të njohurve. Ndryshimi i kësaj trajektorje kërkon ndryshim në kulturë. Ajo nuk është askund më e rëndësishme nga ndryshimi në kulturën politike dhe vullnetin politik.

Ata duhet të angazhohen për sistem i cili është transparent nga fillimi deri në fund dhe i cili ndërton ambient afatgjat të qeverisjes së mirë dhe do të mbijetojë pa dallim kush është në pushtet. Ishte e transmetuar, ashtu siç unë dëgjova, se unë luftën kundër korrupsionit në shtet do ta bëj prioritet të ambasadës së SHBA-ve në Shkup. Kjo është e vërtetë”, tha Ageler.//Zhurnal.mk

Related posts

Bruno Ceka mbledh bashkë gjeneratën e parë të Shkëndijës

Gazetamax.mk

SHBA paralajmëron Kinën nëse i jep ndihmë Rusisë

Gazetamax.mk

Kontrabandë me mjaltë, djathë e dru

Gazetamax.mk