GazetaMax
Lajme

Kovaçevski: Nga 1 janari do të ketë tatime më të larta të rrymës, rryma nuk do të shtrenjtohet

Shkup, 16 nëntor – Nga 1 janari nuk pritet të shtrenjtohet çmimi i rrymës, por ngelet tatimi më i lartë. Për këtë njoftoi drejtori i EMV-së, Vasko Kovaçevski, informon Zhurnal.

Ai thotë se na pret dimri më i vështirë në 70 vitet e fundit.

“Na pret dimri më i vështirë në 70 vitet e fundit, këtë e kanë përmendur edhe liderët botërorë. Kemi harxhim më të ulët të energjisë elektrike periudhën e fundit përshkak temperaturave të mira. Po hyjmë në periudhë më të vështirë. Në gjysmën e dytë të dhjetorit duhet të bëhen llogari për çmimin e energjisë elektrike në tregun rregullator. Çmimin do ta formojmë në varësi nga EVN Home dhe KeRE do të sjellë vendim për çmimet e reja për periudhën 1 janar 30 qershor.

Tatimi rritet për 10%. Po kërkohen mënyra të cilat nuk do të lejojnë rritjen e çmimeve. Bllok tarifat për amvisëritë sjellin rezultate. T ëgjitha amvisëritë dhe harxhuesit e vogël fitojnë energji elektrike 80% të subvencionuar nga shteti. Nëse çmimet janë reale, qytetarët do të paguanin 5 herë fatura më të larta. Restriksione nuk janë paraparë”, thotë Kovaçevski./Zhurnal.mk

Related posts

BB e korrigjon në 2.4 për qind rritjen e ekonomisë maqedonase për vitin 2023

Gazetamax.mk

Gazetari rrihet në sy të vajzës, përfundon në koma

Gazetamax.mk

Panik në Ukrainë, rrjedhje kimike nga një central pas sulmeve ruse

Gazetamax.mk