GazetaMax
Kuriozitete

E dhimbshme/ Të dielen ishte në sfidën PSG-Auxerre, ndërron jetë papritur gjyqtari 42-vjeçar

Unioni i Gjyqtarëve të Futbollit të Elitës (Francë) ka njoftuar këtë të mërkurë se Johan Hamel, gjyqtar francez në Ligue 1 (Divizioni i Parë), ka ndërruar jetë krejt papritur në moshën 42-vjeçare. Siç raporton gazeta “L’Equipe”, vdekja ka “bilbilit” francez ka ndodhur për shkak të një goditjeje në tru (hemorragji cerebrale) gjatë stërvitjes të martën pasdite.
Kjo ngjarje ka shkaktuar tronditje në botën e futbollit francez dhe janë të panumërta mesazhet ngushëlluese për familjen, që transmetohen përmes rrjeteve sociale.
Hamel ishte të dielën e kaluar gjyqtar i VAR-it në ndeshjen PSG – Auxerre dhe më 6 nëntor drejtoi Lille – Rennes.

Related posts

Hansi Flik: Ndeshje spektakolare, besuam deri në fund te fitorja kundër Dortmundit

Gazeta Max

Përgatituni për dimër, forconi imunitetin me shtatë mënyra

Gazeta Max

Bartomeu ka paguar gazetarë me para të Barcelonës për t’i bërë marketing vetës

Gazeta Max