GazetaMax
Sport

Operohet në sy Tatarusanu

Më pak se një minutë ndërhyrje për të parë më mirë. Përpara se të nisej për një pushim me diell në Maldive, Ciprian Tatarusanu iu nënshtrua një operacioni në sy për të korrigjuar astigmatizmin e lartë të përzier që vuante: operacioni i kryer të hënën në Milano nga Dr. Angelo Appiotti ishte jashtëzakonisht i suksesshëm.
Asnjë pengese dhe pamundësi e menjëhershme për të ushtruar aktivitete: zevensesi i Maignan mund të kishte luajtur sot nëse kalendari nuk do të ishte ngrirë për shkak të Kupës së Botës. “Ciprian e zbuloi defektin e shikimit një vit më parë – thotë Appiotti – por ai e kompensoi me një fokus spontan duke rrahur sytë”.
Përfitimet do të ndikojnë në performancën e rumunit: “Perceptimi i një gjuajtjeje nga distanca do të vijë tani shumë më shpejt. Kjo do t’i lejojë atij një përgjigje më të mirë të syve/dorës dhe do të reduktojë incidencën e lëndimeve me përgjigje më të shpejta të muskujve”.
Ndër atletët e operuar nga Dr. Appiotti janë Kakà (miopia dhe astigmatizmi i korrigjuar në vitin 2007, viti i Topit të Artë) dhe ish-lojtarët e tjerë të kuqezinjve Massimo Ambrosini, Ignazio Abate dhe Marco Borriello.
Tatarusanu ma mbrojtur porten e Milanit thuajse 2 muaj qe kur Mike Maignan u demtua me Francen ne Nations League ndersa francezi sa tentoi te kthehej pati nje renie te re. Rumuni ka dhuruar paraqitje te mira ne disa ndeshje por edhe pasiguri ne te tjera…

Related posts

Fury – Chisora më 3 dhjetor në Londër

Gazetamax.mk

Zyrtare: Diogo Jota rinovon kontratën me Liverpool

Gazetamax.mk

“Bombë” në Intali: Inter – Dybala, vjen lajmi i papritur

Gazetamax.mk