GazetaMax
Kuriozitete

Lojtarët e Manchester United e largojnë Ronaldon nga WhatsApp-i

Manchester United duket se po ia mbyll dyert përfundimisht Cristiano Ronaldos.
Kjo për shkak të intervistës që ai e dha përball gazetarit Piers Morgan, ku u kritikua stafi menaxhues dhe trajnerët Ralf Ragnick dhe Erik ten Hag.
Ronaldo pritet të gjobitet nga klubi me mundësinë që edhe t’i shkëputet kontrata njëanshëm, shokët e skuadrës kanë marrë një veprim tjetër.
Të inatosur me portugezin, ata e kanë larguar nga grupi i WhatsApp-it.
Ky vendim është marrë nga administratorët e këtij grupi, Harry Maguire dhe Scott McTominay.
Duket se kjo është një shenjë që fituesi i pesëfishtë i “Topit të artë”, i ka ditët e numëruara në “Old Trafford”.
CR7 u kthye tek United në verën e vitit 2021 dhe duket se aventura e tij do të përfundojë në janar.
Ndërsa flitet se ylli portugez mund të kalojë në Ligën gjermane tek Bayern Munich.

Related posts

Sadio Mane shfaqet për herë të parë si lojtari i Bayern Munich, realizon foto me fansat (Video)

Gazeta Max

Lionel Messi paralajmëron pensionimin?

Gazeta Max

Ky lojtar refuzon Bayer Munchen

Gazeta Max