GazetaMax
Lajme

Gjekmarkaj: Osmani është diplomat racional dhe efikas

Diplomat racional dhe efikas. Kështu e ka cilësuar të parin e Diplomacisë së Maqedonisë së Veriut Zëvendëskryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Agron Gjekmarkaj.

“Gjithashtu në mënyrë tejet të përzemërt biseduam me Ministrin e Jashtëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut z.Bujar OSMANI një Diplomat racional dhe efikas i cili ka udhëhequr me sukses diplomacinë e Maqedonisë së Veriut pa komplekse në sfida të vështira. U pajtuam me Ministrin OSMANI se integrimi në BE është rruga e vetme dhe busulla për të cilën vlen çdo përpjekje. Faktori politik Shqiptar në Maqedoninë e Veriut është i vendosur dhe kontribuues me sakrificat e djeshme dhe shembullin e bashkëpunimit institucional sot në udhëtimet integruese”, ka shkruar Gjekmarkaj në rrjetet sociale pas takimit me Ministrin Osmani.

Related posts

Escobar: Për SHBA-në Kosova nuk është “çështje e hapur”, dëshirojmë të njihet nga të gjitha shtetet e BE-së

Gazeta Max

Ekskluzive: Kjo është banorja e radhës që pritet ti bashkohet Big Brother VIP Albania 3

Gazeta Max

Osmani në Moldavi paketoi ushqime për refugjatët nga Ukraina

Gazeta Max