GazetaMax
Kuriozitete

Kosova U21 barazoi në ndeshjen testuese ndaj Al-Adalah 

Kombëtarja e Kosovës U21 po vazhdon përgatitjet në kuadër të kampit tetëditor në Antalia të Turqisë.
Sot, të përzgjedhurit e Afrim Tovërlanit e kanë zhvilluar një ndeshje testuese, me skuadrën e Superligës së Arabisë Saudite, Al-Adalah FC, e cila u mbyll baras 1:1.
Golin për Dardanët U21 e realizoi Ardit Tahiri në pjesën e dytë. Kosova e dominoi lojën, por shpërdoroi shumë raste para portës kundërshtare, teksa skuadra saudite i barazoi shifrat në fund të ndeshjes.
Referimi nën nivel i la hije të keqe kësaj ndeshjeje, gjë që shkaktojë pakënaqësi të madhe tek futbollistët tanë në shumë raste.
Sidoqoftë, përzgjedhësi Tovërlani i aktivizoi të gjithë lojtarët në këtë ndeshje dhe pati mundësi ta shohë formën e secilit prej tyre.
Kombëtarja U21 do të vazhdojë në ditët e ardhshme me stërvitje, teksa është planifikuar edhe një ndeshje tjetër testuese.

Related posts

Lëndohet Renato Sanches, pritet të jetë jashtë për 10 ditë

Gazeta Max

Arsenali avancon mbi Man Utd në garë për Tielemans

Gazeta Max

Përfitimet shëndetësore të ecjes në shi

Gazeta Max