GazetaMax
Kuriozitete

Daku zbulon arsyen pse u largua nga grumbullimi me Kosovën

Sulmuesi i Kosovës Mirlind Daku edhe pse ishte i ftuar nga trajneri Alaing Giresse për miqësoren kundër Armenisë, ai nuk ishte i pranishëm në ndeshje dhe pak para saj u largua nga grumbullimi.
Arsyen e largimit e ka bërë të ditur vet Daku përmes një shkrimi në “Facebook” ku ka thënë se ishte i sëmurë dhe kjo e detyroi që ta braktiste skuadrën.
“Pas një sëmundje që pata u detyrova të largohem nga grumbullimi me Kosovën. Më vije shumë keq që nuk munda të jem në fushë për t’i ndihmuar shokët e skuadrës. Faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe kujdesin, tani jam duke marrë terapinë dhe po bëhem më mirë.”, ka sqaruar Daku.
Kosova barazoi me Armeninë me rezultat 2-2 në “Fadil Vokrri”.

Related posts

Mbappe dhe Haaland të vendosur për një rivalitet afatgjatë – synim rekordi i golave të Ronaldos dhe Messit

Gazeta Max

Origi i thotë “PO” Milanit, zbulon arsyet pse zgjodhi rossonerët

Gazeta Max

Rodgers për të ardhmen e tij: E respektoj çfarëdo vendimi të jetë

Gazeta Max