GazetaMax
Lajme

Zjarrfikësit e Dibrës këtë vit me 125 intervenime

Dibër, 17 nëntor – Njësia Territoriale e Zjarrfikësve të Dibrës në periudhën e kaluar të vitit, ka regjistruar 125 ndërhyrje, që është në të njëjtin nivel me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Nga 1 janari e deri më sot kemi ndërhyrë në 125 raste. Nga numri i përgjithshëm, 25 janë në objekte, me 90 për qind shuarjen e zjarreve të shkaktuara nga djegia e oxhaqeve. Numri i mbetur, gjegjësisht 86, korrespondojnë me zjarre në hapësirë ​​të hapur, katër janë intervenime në automjete, ndërsa 10 janë ndërhyrje teknike”, deklaroi për MIA-n Xhetan Miftaroski, komandant i njësisë.

Zjarrfikësit e Dibrës ndërhyjnë në territorin e komunës Dibër, Qendër Zhupë dhe në zonën  Dollna Reka, komuna Mavrovë dhe Rostushë.

“Shikuar veçmas, numër më të madh të intervenimeve në shuarjen e zjarreve ka në Dibër, ndërsa në komunën Qendër Zhupë janë rreth tridhjetë. Në zonën e Dollna Rekës ka intervenime teknike pas aksidenteve në komunikacion,” shtoi Miftaroski.

Duke pasur parasysh se sezoni i ngrohjes është në vazhdim, ai apelon që të pastrohen rregullisht oxhaqet, sepse në vitet e kaluara oxhaqet e papastruara kanë qenë shkaku kryesor i zjarreve nëpër objekte.

Related posts

BFI: Sivjet do të organizohet Haxhi

Gazetamax.mk

MPB: Siguria e këmbësorëve në vend të parë, është ulur ndjeshëm numri i viktimave në rrugë

Gazetamax.mk

Begaj nga Sllovenia: Zgjerimi i BE, çështje gjeostrategjike për sigurinë dhe paqen

Gazetamax.mk