GazetaMax
Lajme

Gërkovska: Zbatimi i parimeve të sundimit përforcon institucionet dhe besimin e qytetarëve

Shkup, 17 nëntor – Me fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe përmbushjen e kritereve për anëtarësim të barabartë besoj se do t’i avancojmë kapacitetet e institucioneve, theksoi zëvendëskryeministrja e angazhuar për politika për sundim të mirë, Sllavica Gërkovska e cila sot mori pjesë në Forumin global 2022 të Organizatës për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik, “Ndërtimi i besimit dhe përforcimi i demokracisë”, që po mbahet në Luksemburg.

Siç kumtuan nga Qeveria, zëvendëskryeministrja Gërkovska foli në panelin kushtuar “Administratës publike përgjegjëse për demokraci të fuqishme në Evropën Lindore dhe Juglindore dhe në rajonin e MENA-s, me fokus në Ukrainë”, ku, mes tjerash, morën pjesë edhe zëvendëskryeministrja e Malit të Zi për integrime evropiane, Jovana Maroviq, ministrja për administratë publike e Sllovenisë, Sanja Ajanoviq Hovnik, si dhe ministri ukrainas, Oleh Nemcinov.

Ajo vlerësoi se për rritje të besimit të qytetarëve në institucione, por edhe për reformë të administratës publike është i domosdoshëm implementimi i plotë dhe konsekuent i parimeve për sundim të mirë, e ato janë përgjegjësia, llogaridhënia, transparenca, profesionaliteti dhe efikasiteti i administratës publike, por dhe tek bartësit e funksioneve ekzekutive. Njëkohësisht, është i domosdoshëm edhe ndryshimi i vetëdijes se administrata publike ekziston për t’u shërbyer qytetarëve.

Sipas Gërkovskës, Qeveria fuqishëm angazhohet për administratë profesionale, përgjegjëse dhe llogaridhënëse, për çka është formuar edhe Kabineti për politika për sundim të mirë, i cili është i fokusuar në krijim të institucioneve profesionale, përgjegjëse dhe efikase, krijimin e politikave antikorrupsion dej i cili është i përkushtuar në procesin e transformimit digjital të shoqërisë. Nga Qeveria informojnë se në pjesën e pasdites të konferencës, Gërkovska do të ketë takim me sekretarin e përgjithshëm të OECD-së. Matias Korman. 

Related posts

Abazi: Dëmet nga sulmet kibernetike mund t’i shohim pas 6 apo 9 muajve

Gazetamax.mk

Ekspertët nga Mjekësia ligjore dhe fusha e psikiatrisë dëshmuan për vrasjen e Denis Tot

Gazetamax.mk

Zelenski dekoron kryeparlamentarin Xhaferi

Gazetamax.mk