Shkup, 17 Nëntor – Nga Ministria e Punëve të BRendshme njoftojnë se në aksidentin ku u përfshi një automjet dhe goditi çiklistët sot pasdite në Shkup, një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë të lënduar.
“Në ora 15:48 është denoncuar se në rrethrotullimin afër Radishanit për në Tetovë ka ndodjhur aksident ku është përfshirë automjet “Mazda” me tabela të Shkupit e drejtuar nga R.R (63) dhe dy çiklistë A.SH i cili ka humbur jetën në vendngjarje dhe A.P i cili ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar në urgjencë në spitalin “Nëna Terezë””, thuhet në njoftimin e policisë.
Për momentin ekipet policore po bëjnë këqyerjen e vendit të ngjarjes.
Pas dokumentimit të rastit, ndaj do të parashtrohen edhe edhe parashtresa adekuate.