GazetaMax
Lifestyle

Kjo është simptoma e kancerit që mund ta nuhasni

Kur bëhet fjalë për kancerin, mjekët thonë se diagnoza e hershme shpëton jetë.
Dhe mënyra më e mirë për të dalluar çdo shenjë ose simptomë të hershme të kancerit është të njihni trupin tuaj, pra çfarë është dhe çfarë nuk është normale për ju.
Duke ditur normalitetin tuaj, do të jeni të përgatitur dhe gati për të dalluar çdo gungë ose ndryshim tjetër, që mund të jetë një shenjë e sëmundjes.
Por, nuk janë vetëm ndryshimet fizike ndaj të cilave duhet të jeni vigjilentë, rezulton se edhe ndryshimi i aromave mund të jetë gjithashtu një shenjë paralajmëruese e hershme.
Për gratë, përjetimi i sekrecioneve vaginale është vetëm pjesë përbërëse e jetës së përditshme, por nëse vërehet ndonjë ndryshim kur bëhet fjalë për erën ose qëndrueshmërinë, atëherë duhet të konsultohet mjeku, pasi kjo mund të jetë shenjë e kancerit.
Ekspertët në “Cancer Research UK” kanë dhënë disa detaje në lidhje me këtë çështje, shkruan The Sun.
“Disa gra kanë një rrjedhje vaginale që mban erë të pakëndshme dhe dhimbje në zonën midis kockave të ijeve”, thanë ata.

Related posts

Femrat priren të jenë më pak ambicioze pas shtatzënisë

Gazetamax.mk

Cfarë dedikimi për nënën ka ardhur nga artisti Bekim Ibrahimi!

Gazetamax.mk

Kompania “Funerali Elezi”, bën shërbime funerali me shpejtësi dhe korrektësi të jashtëzakonshme

Gazetamax.mk