GazetaMax
Lajme

Drejtori i BSP, Tasevski në takim me shefat e shërbimeve policore në Bërdo

Bërdo, 19 Nëntor – Më datë 17-18 nëntor të vitit 2022 në Portorozh, Republika e Sllovenisë, po mbahet takimi ndërmjet shefave të shërbimeve policore në kuadër të Procesit Bërdo, në të cilin merr pjesë edhe Drejtori i Byrosë për Siguri Publike pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, mr. Saso Tasevski.

Në takim në kuadër të Procesit Bërdo u theksua rëndësia nga përforcimi i bashkëpunimit ndërmjet vendeve të UE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor si dhe me agjencionet FRONTEKS dhe EVROPOL, e cila është e rëndësisë kruciale për shkak të paraqitjes së dukurisë të rrugëve të tjera migruese dhe gjendjen me situatën e migracionit të paligjshëm dhe të kontrabandës me migrantët. Drejtori Tasevski në fajlimin e tij para të pranishmëve theksoi se Minsitria e Punëve të Brendshme e RMV-së në tërësi i përkrah dhe në mënyrë aktive merr pjesë në iniciativat në kuadër të Procesit Bërdo dhe se vetëm përmes përforcimit të vazhdueshëm të bashkëpunimit operativ dhe shkëmbimit më të shpejtë të informatave në nivel bilateral dhe multilateral mundemi të sigurojmë stabilitet dhe siguri për vendet tona dhe për qytetarët tanë.

Qëndrimin e punës në Portorozh, drejtori Tasevski e shfrytëzoi edhe për takime bilaterale me ministren e Punëve të Brendshme të Republikës së Sllovenisë, Tatjan Bërbnjar dhe me ushtruesin e detyrës drejtor i përgjithshëm i Policisë së Sllovenisë, Boshtjan Lindav, gjatë të cilave tema kryesore në takime ishin gjendja me migracionin në Ballkanin Perëndimor.

Ministrja e Punëve të Brendshme të Republikës së Sllovenisë, Lindav shprehu gatishmërinë për përkrahjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt UE-së dhe e theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit në kuadër të Procesit Bërdo.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Sllovenisë në takim me drejtorin Tasevski, tha se vendosja e kontakt pikave operative dhe rrjetit dedikues në kuadër të Procesit Bërdo do të jenë të rëndësisë së madhe për përforcimin e bashkëpunimit në nivel ndërinstitucional dhe arritjen e rezultateve konkrete në luftë kundër kontrabandës me migrantë.

Related posts

Programi mësimor plotësisht do të zbatohet, do të respektohen datat për maturën shtetërore, konsideron Shaqiri

Gazetamax.mk

Deputetja Ajdari me urim për nxënësit dhe mësimdhënësit

Gazetamax.mk

Luçi me porosi për udhëheqësinë e Alternativës: Përkundër të gjitha peripetive dhe pengesave, rrugëtimi im vazhdoi në mënyrën më të mirë të mundshme

Gazetamax.mk