GazetaMax
Lajme

Gjithsej 67 sanksione për autobusët që transportojnë nxënës

Shkup, 19 Nëntor – MPB-ja njoftoi se gjatë ditës së djeshme nga ora 12:00 deri në ora 16:00 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është kryer kontroll aksionar në automjetet që kryejnë transport publik të nxënësve, për rritjen e sigurisë së nxënësve nga shtëpi në shkollë dhe nga shkolla në shtëpi, ndërsa janë konstatuar dy vepra penale për drejtim mjeti pa leje nga neni 284-a i Kodit Penal dhe 65 kundërvajtje rrugore.

Tetë prej tyre kanë qenë për drejtim mjeti pa patentë shofer, një për mosvendosje të rripit… dhe 18 automjete janë dërguar për kontroll  teknik.

-Kontrollet e aksionit të intensifikuar vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta, thonë nga MPB-ja.

Related posts

Nxënësit e klasës së pestë duhet të mësojnë për BDI-në (foto)

Gazeta Max

Kiev do të jetë Stalingradi i Rusisë në betejën e përgjakshme për kontrollin e qytetit

Gazeta Max

Spasovski: Kemi informata prej ku po vijnë mejlet për alarmet e rreme për bomba

Gazeta Max