GazetaMax
Ballina

Niseni ditën me smoothien e gjelbër që ju jep shumë energji

Ky smoothie që ndryshe njihet si “lëngu i shtatë super ushqimeve”  përmban shtatë ushqime shumë të shëndetshme që kur kombinohen së bashku formojnë ‘një bombë të vitaminave’ me shumë fibra.

Ky lëng i gjelbër është një opsion shumë i mirë për ta nisur ditën sepse nëse e konsumoni në vend të mëngjesit do t’ju japë shumë energji përgjatë gjithë ditës.

Përbërësit:

2 filxhanë qumësht të bajameve

1 banane

1 portokall

Gjysmë filxhani mjedra

5 dredhëza të madhësisë së mesme

3 gjethe spinaqi të freskëta

2 filxhanë të mbushur me kube akujsh

Përgatitja:

Lani mirë të gjithë përbërësit. Më pas, qëroni ata dhe vendosni të gjithë në blender. Pasi masa të jetë bërë homogjene, mund ta servoni menjëherë.

Këshillë:

Mos i vendosni përbërësit e këtij smoothie në një shtrydhës të lëngjeve se smoothiet e gjelbër e humbasin një sasi të madhe të fibrave në shtrydhësin e lëngjeve.

Related posts

A mund t’ju ndihmojë viagra të jetoni më gjatë?

Gazeta Max

Si ta bëni më frymëzues këndin tuaj të leximit

Gazeta Max

Ky mashkull po kujdeset t’i shëtis me veturë Shyhretën dhe Eengjellushën

Gazeta Max