GazetaMax
Lajme

Pas mbledhjes në BDI/ Ahmeti foli për procesin e vettingut dhe përfshirjen e ASH në Qeveri

Shkup, 20 Nëntor – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pas përfundimit 11-orësh të mbledhjes së kryesisë së kësaj partie ka dhënë edhe një konferencë për shtyp. I pyetur për mundësinë e futjes së Aleancës për Shqiptarët në ekzekutiv, Ahmeti u përgjigj se janë në bisedime, si ai po ashtu edhe shefi i ekzekutivit Dimitar Kovaçevski, por tha se është ende herët të flitet për një epilog konkret për këtë çështje.

“Është hapur edhe kjo temë. Takimet me përfaqësues të tyre i kam bërë unë. Ka bërë takim edhe Kovaçevski me zotin Taravari. Do të shohim çfarë epilogu do të ketë nga bisedimet që do bëhen në mes të palëve. Akoma nuk është biseduar për detaje, është një proces në rrjedha e sipër. Ne si shqiptarë kemi nevojë për një unitet më të madh, të jemi pak më shumë të organizuar në drejtim të realizimit të misionit tonë kombëtar.”-tha Ahmeti.

Ahmeti ka konfirmuar se po zhvillohen bisedime, dhe se në to është i përfshirë edhe ai, por edhe shefi i Qeverisë Kovaçevski, por sipas tij është herët të flitet për këtë çështje.

“Është hapur edhe kjo temë. Takimet me përfaqësues të tyre i kam bërë unë. Ka bërë takim edhe Kovaçevski me zotin Taravari. Do të shohim çfarë epilogu do të ketë nga bisedimet që do bëhen në mes të palëve. Akoma nuk është biseduar për detaje, është një proces në rrjedha e sipër. Ne si shqiptarë kemi nevojë për një unitet më të madh, të jemi pak më shumë të organizuar në drejtim të realizimit të misionit tonë kombëtar”, deklaroi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

Ai tha se për këtë çështje, Bashkimi Demokratik për Integrim prej vitesh po kërkon një veting gjithëpërfshirës, nga pushteti lokal deri në atë qendror.

“Prononcimi i ambasadores së SHBA-së është mjaft parimor, lufta kundër krimit dhe korrupsionit duhet të jetë e pakompromistë. Zgjedhja e organeve legjislative duhet të jenë organe të pavarura dhe në gjithë këtë kohë kemi promovuar që legjislativi duhet të jetë i pavarur dhe ne për këtë ka vite që insistojmë të bëhet veting, në të gjitha institucionet e shtetit. Ne jemi për funksionim të ligjit, jemi për veting gjithëpërfshirës i të gjitha figurave që nga pushteti lokal deri në pushtetin qendror.”- u përgjigj Ahmeti.

Related posts

Lushaku-Sadriu: Çmimi i librave arrin 110 euro, subvencioni prej 80 eurosh nuk mjafton

Gazeta Max

Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale, drejtori Neziri: Roli i Entit, faktor shumë i rëndësishëm

Gazeta Max

Kasami e konfirmon: Nuk do të shkoj në takim të liderëve, qëllimi është të shpëtohet BDI-ja

Gazeta Max
Lajme

Pas mbledhjes në BDI/ Ahmeti foli për procesin e vettingut dhe përfshirjen e ASH në Qeveri

Shkup, 20 Nëntor – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pas përfundimit 11-orësh të mbledhjes së kryesisë së kësaj partie ka dhënë edhe një konferencë për shtyp. I pyetur për mundësinë e futjes së Aleancës për Shqiptarët në ekzekutiv, Ahmeti u përgjigj se janë në bisedime, si ai po ashtu edhe shefi i ekzekutivit Dimitar Kovaçevski, por tha se është ende herët të flitet për një epilog konkret për këtë çështje.

“Është hapur edhe kjo temë. Takimet me përfaqësues të tyre i kam bërë unë. Ka bërë takim edhe Kovaçevski me zotin Taravari. Do të shohim çfarë epilogu do të ketë nga bisedimet që do bëhen në mes të palëve. Akoma nuk është biseduar për detaje, është një proces në rrjedha e sipër. Ne si shqiptarë kemi nevojë për një unitet më të madh, të jemi pak më shumë të organizuar në drejtim të realizimit të misionit tonë kombëtar.”-tha Ahmeti.

Ahmeti ka konfirmuar se po zhvillohen bisedime, dhe se në to është i përfshirë edhe ai, por edhe shefi i Qeverisë Kovaçevski, por sipas tij është herët të flitet për këtë çështje.

“Është hapur edhe kjo temë. Takimet me përfaqësues të tyre i kam bërë unë. Ka bërë takim edhe Kovaçevski me zotin Taravari. Do të shohim çfarë epilogu do të ketë nga bisedimet që do bëhen në mes të palëve. Akoma nuk është biseduar për detaje, është një proces në rrjedha e sipër. Ne si shqiptarë kemi nevojë për një unitet më të madh, të jemi pak më shumë të organizuar në drejtim të realizimit të misionit tonë kombëtar”, deklaroi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

Ai tha se për këtë çështje, Bashkimi Demokratik për Integrim prej vitesh po kërkon një veting gjithëpërfshirës, nga pushteti lokal deri në atë qendror.

“Prononcimi i ambasadores së SHBA-së është mjaft parimor, lufta kundër krimit dhe korrupsionit duhet të jetë e pakompromistë. Zgjedhja e organeve legjislative duhet të jenë organe të pavarura dhe në gjithë këtë kohë kemi promovuar që legjislativi duhet të jetë i pavarur dhe ne për këtë ka vite që insistojmë të bëhet veting, në të gjitha institucionet e shtetit. Ne jemi për funksionim të ligjit, jemi për veting gjithëpërfshirës i të gjitha figurave që nga pushteti lokal deri në pushtetin qendror.”- u përgjigj Ahmeti.

Related posts

Presidentja hungareze Novak nesër për vizitë në Shkup, zbardhet agjenda

Gazeta Max

Skandal korrupsioni në Berlin: Familja nga Maqedonia mori shtetësi gjermane përmes ryshfetit

Gazeta Max

24 vite nga rënia e Mujë Krasniqit dhe 41 bashkëluftëtarë, Ahmeti: Koha nuk gllabëron kujtimet për ata që nuk kursyen jetën për lirinë e atdheut

Gazeta Max