GazetaMax
Lajme

Koalicion pro europian, në emër të integrimit

Shkup, 20 Nëntor – Pushteti bën thirrje për bashkim në emër të integrimit evropian. Të pyetur se sa bashkimi i të gjitha partive politike shqiptare në pushtet me LSDM-në është i rrezikshëm në të ardhmen kur dihet që jemi në pluralizëm dhe në zgjedhje mund të ndryshojë realiteti, nuk ka përgjigje të prerë. Ministri i Jashtëm Bujar Osmani thotë se partive shqiptare nuk u bëhet thirrje për të hyrë në Qeveri për unifikim në aspektin ekonomik, por për tu unifikuar drejt krijimit të strategjisë për anëtarësim në BE.

“Nën një është ndryshimi i kushtetutës. Ndryshimi i kushtetutës i cili duhet të ndodh në 12 muaj e ardhshëm, aq sa në një mënyrë është edhe mandati i mbetur i kësaj Qeverie, nënkupton që duhet të gjejmë forcë duke u ngritur mbi komoditetin partiak, mbi interesat partiake, por të pozicionohemi karshi një interesi të madh strategjik siç është vazhdimi i bisedimeve me BE-në”, tha Bujar Osmani, Ministër i Jashtëm.

Osmani shtoi se partitë politike në vend, bashkërisht duhet të krijojnë edhe strategjinë e Skriningut, i cili duhet të bëhet në fillim të negociatave me BE-në, nëse vendi dëshiron që të anëtarësohet deri në vitin 2030. Nga LSDM, thotë se unifikimi i partive drejt rrugës së BE-së do të kontribuojë në integrimin më të shpejtët të vendin.

“Thirrja nuk është që të jenë pjesë e Qeverisë, thirrja është që të mbështetet procesi evropian, pikërisht ne si parti jemi themelues të konceptit ‘një shoqëri për të gjithë’ dhe ky koncept edhe sot e kësaj dite avancohet dhe trajtohet. Nuk shoh asnjë rrezik që të gjitha partitë politike që janë përcaktuar se e mbështesin rrugën evropiane, pa dallim a janë opozitë ose pjesë e shumicës në Kuvend dhe ti mbështesin të gjithë proceset brenda Kuvendit dhe jashtë tij që shteti jonë të bëhet sa më shpejtë anëtare e BE-së”, u shpreh Darko Kaeski, LSDM.

Një ditë më parë kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe zv/kryeministri Artan Grubi, zgjerimin e Qeverisë e cilësuan si koalicion pro evropian, pasi sipas tyre, vendi ndodhet në momente kyçe në rrugën drejt Evropës.

Related posts

“Ka vend edhe për ty”, vazhdon anëtarësimi në Forumin rinor të BDI në Tetovë/ Stacioni i rradhës ishte Reçica e Vogël

Gazetamax.mk

Komuna e Gostivarit: Mungojnë mbi 25 mijë tekste mësimore për nxënësit

Gazetamax.mk

Parashikimi i motit për sot

Gazetamax.mk