GazetaMax
Lajme

Gjykata Kushtetuese refuzoi të ndërmarrë iniciativë për kodin etik të diplomatëve

Shkup, 20 Nëntor – Kodi i kontestuar i Etikës për diplomatët mbetet në fuqi. Gjykata Kushtetuese vendosi të mos ndërmarrë iniciativë, pas akuzave të Sindikatës diplomatike se kërcënon të drejtën e shprehjes. Sipas Kodit, çdo diplomat duhet të kërkojë leje nga Ministri i Punëve të Jashtme për paraqitje publike dhe të mos zbulojë informacione konfidenciale.

Nga Gjykata Kushtetuese theksojnë se paraqitjet publike të diplomatëve lejohen vetëm nëse shprehin qëndrime për tema jashtë shërbimit, ndërsa Kodi është në përputhje me Ligjin për Punë të Jashtme, ku thuhet se nuk guxojnë të zbulojnë informacione konfidenciale.

“Në bazë të diskutimit, elementi mbizotërues për vendimmarrjen e sotme është se Kodi i diskutueshëm në fakt i referohet lejes për paraqitjen e informacioneve për paraqitje publike në lidhje me ushtrimin e funksionit diplomatik dhe tema që lidhen me detyrat e tyre zyrtare dhe jo edhe për tema jashtë fushës së tyre të punës. Baza për miratimin e një akti të tillë theksohet edhe në Ligjin për Punë të Jashtme”, thonë nga Gjykata Kushtetuese.

Nga Sindikata thonë se ndonëse është refuzuar nisma e tyre, Gjykata Kushtetuese saktësoi dispozitën e Kodit që përcakton pamundësinë e paraqitjes publike i një punonjësi të Ministrisë së Jashtme pa pëlqimin e ministrit.

“Ky saktësim është pikërisht në përputhje me nismën tonë, e cila u nxit nga keqpërdorimi i Kodit dhe ndjekja e diplomatëve për qëndrimet e tyre të shprehura për çështje që prekin integritetin e tyre ekonomik, social, shëndetësor dhe profesional, si dhe informacione me karakter publik. dhe jo për zbulimin e informacioneve konfidenciale, informacione që nuk janë të natyrës publike ose informacione nga fusha e punës së diplomatit, sidomos  nëse aktualisht janë operativ dhe në rrjedhë”, theksojnë nga Sindikata diplomatike.

Nga Sindikata shtojnë se janë ngritur procedura disiplinore në bazë të nenit kontestues të Kodit. Nismën në Gjykatën Kushtetuese e kanë ngritur në vitin 2020 kur, në bazë të këtij neni, u sanksionuan tre diplomatë, për shkak të paraqitjes para shoqatave nga diaspora. Kodi është miratuar në vitin 2013 nga ministri i atëhershëm Nikolla Popovski dhe asnjë ministër deri më tani nuk ka iniciuar ndryshimin e tij.

Related posts

6 Marsi, Celibashi: Zgjedhjet e para që KQZ certifikon pa asnjë kontestim

Gazetamax.mk

Në mungesë të Zejdit, në krahë të djathtë të Gashit ishte Kovaçevski

Gazetamax.mk

LSDM: Prokuroria do të hetojë të gjitha akuzat publike për Mickoskin lidhur me kërcënimet ndaj biznesmenëve

Gazetamax.mk