GazetaMax
Sport

WC2022: Kjo nuk ishte parë asnjëherë, Irani nuk e këndon himnin e vetë para ndeshjes me Anglinë

Irani e filloi pjesëmarrjen në Kupën e Botës në Katar me një ndeshje kundër Anglisë në stadiumin Khalifa International në Doha.
Iranianët erdhën në këtë kampionat botëror pa dëshirë. Shumica e tyre protestuan kundër dhunës së policisë ndaj grave në vendin e tyre.
Për këtë arsye u zgjodh që në ditën e sotme, himni i Irani të mos këndohej nga lojtarët kundër Anglisë. Sipas të gjitha gjasave e njëjta sjellje do të vazhdojë edhe për ndeshjet e tjera të grupit.
Ndërsa tifozët e Iranit do t’i shkruanin një letër FIFA ku kërkonin përjashtimin e Kombëtares së tyre nga Botërori, për t’i lënë të gjithë faturën njerëzve që i drejtojnë në shtetin e tyre.
Përsa i përket rezultatit, Anglia mbylli llogaritë që pjesën e parë duke shënuar 3 gola. 35′ Anglia në avantazh. Krosim i Luke Shaw dhe finalizim i bukur me kokë i Jude Bellingham. Festë angleze në stadium.
43′ Anglia realizon edhe golin e dytë. Maguire ul një top nga këndorja për Bukayo Saka. Talenti i Arsenalit tund rrjetëm falë një gjuajtjeje fantastike. 45+1′ Vjen edhe goli i tretë për Anglinë, Asist i Harry Kane, gol i bukur i Raheem Sterling, i pari për të një Botëror.

Related posts

De Gea merr përsipër humbjen poshtëruese të United

Gazetamax.mk

Inter mposhtet nga Bologna pas gabimit trashanik të portierit

Gazetamax.mk

Sot do të mësohen çiftet e çerekfinales në garat europiane

Gazetamax.mk