GazetaMax
Lajme

Këshilli i Prokurorëve ende nuk është njoftuar zyrtarisht se po tërhiqet nga gara Fatime Fetai

Shkup, 21 nëntor – Këshilli i prokurorëve publikë ende nuk ka marrë ndonjë konfirmim me shkrim nga prokurorja Fatime Fetai se e tërheq kandidaturën e saj për shefe të Prokurorisë së lartë publike – Shkup. Në bisedën telefonike që ajo ka pasur me kryetarin e Këshillit të prokurorëve publikë, Antonio Jolevski e ka informuar se ndodhet jashtë vendit dhe se kthehet të mërkurën.

“Ajo tha se ndodhet jashtë vendit dhe se shfrytëzon pushim vjetor të premten dhe sot. Nesër është Dita e Alfabetit shqip dhe kthehet të mërkurën. Me siguri atëherë do të dorëzojë edhe me shkrim, sepse i thash se përmes emailit nuk është e zakonshme të dorëzohet kandidaturë”, deklaroi Jolevski.

Jolevski, theksoi se Fetai nuk i ka dhënë arsye dhe derisa nuk e merr me shkrim do të jetë spekulim.

I pyetur nëse në këtë temë do të angazhohen më thellë si Këshill, me atë se mund të ketë presione ose prapavijë, Jolevski tha se pret që nëse ka vërejtje apo probleme, prokurorja do t’ia thotë Këshillit, për siç tha ai, “të mund ta zgjidhim dhe kërkojmë mbrojtjen e saj”.

“Pres nëse dëshiron të na thotë prokurorja apo nëse ushtrohet presion. Për atë arsye i thash, ne jemi këtu si Këshill të ju mbrojmë nëse keni ndonjë presion, por ajo tha se ky është vendim i saj personal. Nëse kemi çfarëdo vërejtje nga ana e saj, ose ka ndonjë problem shpresoj se do të na tregojë, që të mund ta publikojmë dhe si Këshill ta mbrojmë”, deklaroi Jolevski.

Në garë për kryetar të Prokurorisë së lartë publike në Shkup janë tre kandidatë. Prokurorja Fatime Fetai, Mustafa Hajrullahi dhe Burim Rrustemi.

Related posts

Osmani në Forumin e Prespës: BE-ja të lejojë liberalizimin e vizave

Gazetamax.mk

Bytyqi: ADA vjen së shpejti – asistenti i parë digjital në sektorin publik në rajon

Gazetamax.mk

Përfshihet nga zjarri shkolla e mëparshme në fshatin Vincë të Kumanovës

Gazetamax.mk