GazetaMax
Lajme

Linde: Mirënjohje ndaj Maqedonisë së Veriut për mbështetjen e anëtarësimit të Suedisë në NATO

Shkup, 22 nëntor – Ish ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë, An Linde, sot në Shkup shprehu mirënjohjen e saj ndaj Maqedonisë së Veriut për mbështetjen e përpjekjeve të Suedisë për anëtarësim në NATO.

“Kjo mbështetje nga të gjitha 28 vendet, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, është veçanërisht e rëndësishme. Pa hezitim, ju u pozicionuat kundër Rusisë dhe u harmonizuat plotësisht me vendimet dhe politikën e sigurisë së jashtme të Unionit”, theksoi Linde, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas hapjes së Forumit të dytë Socio-Ekologjik (FSE) të organizuar nga Fondacioni Fridrih Ebert, Qendra ndërkombëtare “Olof International Center Palme” dhe Progres – Instituti për Demokraci Sociale.

Duke përshëndetur fillimin e fundit të negociatave për anëtarësimin e vendit në BE, Linde tha se nuk është mirë për BE-në që nuk i ka nisur negociatat më herët, por është mirë që më në fund ka ndodhur.

“Suedia do të kryesojë me BE-në nga janari i vitit 2023 dhe Qeveria dhe opozita janë të përkushtuara fuqishëm që të mbështesin Maqedoninë e Veriut për anëtarësimin e plotë në BE”, tha Linde, duke theksuar se këtë herë na pret shumë punë, por që ia vlen të bëhet.

Related posts

Besa Kadriu thumbon kryeministrin: Qeverisje me standarde të dyfishta dhe ikje nga përgjegjësia!

Gazeta Max

Në tre mujorin e tretë nga numri i lindjeve kryesojnë Tetova, Saraji dhe Çairi

Gazeta Max

Braktisi 4 fëmijët e mitur dhe u largua nga banesa, shpallet në kërkim 31-vjeçarja në Korçë

Gazeta Max