GazetaMax
Lajme

Maqedonia e Veriut zyrtarisht bëhet anëtarja e 103të e GFCE

Shkup, 25 nëntor – Me iniciativë të zv.kryeministres, Sllavica Grkovska, MAqedonia e Veriut është bërë anëtare e 103-të e GFCE – Global Forum on Cyber Expertise, ku marin pjesë dhe bahskëpunojnë qeveritë e vendeve më të zhvilluara të botës në temën e sajber sigurisë, organizata si OSBE, Banka Botërore, Kombet e Bashkuara, Unioni Evropian, Këshilli i Evropës, Interpoli e shumë të tjerë, informon Zhurnal.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut me të gjitha ministritë dhe institucionet të cilat janë përkushtuar në këtë fushë, në korniza të GFCE do të punojnë në katër tema: Politika dhe strategji, menaxhment i incidenteve dhe mbrojtje e infrastrukturës nga sajber sulme, sajber kriminal, sajber kulturë dhe ndërtimin e kapaciteteve.

Përmes GFCE do të punohet në rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe koordinim të Qeverisë dhe organizatave të cilat japin mbështetje dhe punojnë në sajber temën në Maqedoninë e Veriut, për çka GFCE ka përpunuar platformë për monitoring dhe koordinim të projekteve dhe aktiviteteve.

https://cybilportal.org/projects-by?page=country&_sft_country=north-macedonia

Siguria sajber është element kyç në çdo shtet dhe me rëndësi të veçantë për RMV-në dhe përforcmimin e sigurinë sajber dhe sajber rezistencën, dhe së bashku me partnerët ndërkombëtar do të vazhdojmë fuqishëm të punojmë dhe të zhvillohemi në këtë temë që të arrijmë standardet e BE-së për shoqërinë sajber siguri, duke i mbrojtur qytetarët dhe llogaritë shtetërore nga sulmet sajber./Zhurnal.mk

Related posts

Jolevski: Puna e Prokurorisë për Ndjekje të Krimit dhe Korrupsionit është kyçe në luftën kundër korrupsionit

Gazeta Max

Alarme për mjete të vendosura eksplozive në nëntë shkolla në Shkup

Gazeta Max

Shfuqizohet detyrimi për posedimin e certifikatës së vaksinimit apo certifikatës për Kovid-19 të tejkaluar

Gazeta Max