GazetaMax
Lajme

Kanceri i prostatës, sëmundja më e shpeshtë tek burrat, mund të mjekohet me sukses me zbulim të hershëm

Shkup, 25 nëntor – Në vitin 2021 janë regjistruar 397 raste të reja të kancerit të prostatës, ndërsa kanë vdekur 201 burra, tregojnë të dhënat e Institutit për shëndet publik. Në raport me vitin 2020, numri është rritur për 62 raste të reja, ndërsa në pesë vitet e fundit numri më i madh i rasteve të regjistruara ishte në vitin 2018. Më së shumti të vdekur ka pasur në vitin 2020, ndërsa vitin e kaluar vdekshmëria është ulur.

Nga Klinika universitare për urologji, prej ku MIA kërkoi përgjigje me rastin e muajit kushtuar shëndetit të burrave, theksojnë se me diagnozë të hershme dhe terapi me kohë, ka mjekim të plotë madje tek 98 për qind të të sëmurëve. Mu për shkak të shkallës së këtillë të lartë të mjekimit në stadet e hershme të sëmundjes, rekomandohet, secili burrë mbi moshën 50-vjeçare, pa dallim a ka probleme me urinim, një deri dy herë në vit të shkojë në kontroll.

Burimi: Instituti për shëndet publik

Burrat mbi moshën 40-vjeçare më shpesh kanë problem me rritjen e prostatës

Shkalla vjetore e vdekshmërisë së 100.000 njerëzve nga kanceri i prostatës në vend është shtatë deri dhjetë persona të sëmurë. Preventiva do të thoshte vetëdijesim më i madh për ekzistimin e këtij rreziku shëndetësor dhe kontrolle dhe teste të rregullta.

“Karcinomi i prostatës është sëmundje individuale dhe e paparashikueshme, potenciali malinj i të cilit nuk mund çdoherë të parashihet”, theksojnë nga Klinika për urologji.

Burrat mbi 40 vjeç më shpesh kanë problem me rritjen e prostatës dhe karcinom të hershëm të prostatës. Hulumtimet më të reja thonë se skriningu dhe zbulimi i hershëm i kancerit të prostatës duhet të fillojë prej vitit të 40-t sepse ndryshimet e para zbulohen përmes testit të thjeshtë laboratorik – PSA – dhe me kontroll rektal.

“Prostata është organi i vetëm në trupin tonë të cilin mund ta prekim dhe të shohim se çfarë ndryshime ndodhin – përmes zorrës së trashë mund ta kontrollojmë këtë gjëndër dhe herët t’i zbulojmë të gjitha ndryshimet në përbërjen e saj. Gjatë kontrollit, na ndihmon shumë edhe ulstrasonografia, posaçërisht dopleri ultrasonografik me të cilin çdo vaskularizim i rritur i ndonjë procesi të hershëm të tumorit detektohet edhe në fazë më të hershme. Nëse ka ndryshime, bëhet biopsi për t’u zbuluar nëse ka tumor. Tek ne biopsia bëhet me ultrasonografi, dopler sondë. me të drejtpërdrejtë shihet prostata, vaskularizimi i saj dhe shihet se ku është nyja, merren copë nga ai vend dhe të njejtat i analizon ekipi nga laboratori patohistologjik”, thonë nga Klinika universitare për urologji.

Në afat prej 48 orëve, siç theksojnë, tashmë kanë diagnozë nëse bëhet fjalë për karcinom të prostatës, Kjo, thonë, është protokoll botëror për zbulim të hershëm të karcinomit të prostatës, i cili, për fat të keq, është në rritje të madhe, ndërsa shumë lehtë mjekohet nëse zbulohet me kohë.

Sëmundje të tjera të shpeshta tek popullata e meshkujve

Lidhur me sëmundjet e tjera, nga Klinika për urologji thonë se përveç kancerit të prostatës, burrat përballen edhe me disfunksion erektil, klimakterium mashkullor, rënie të flokëve, HPV, sëmundje kardiovaskulare, stres, gërhitje. Kanceri i testikujve është gjithashtu problem serioz shëndetësor me të cilin përballen burrat.

“Në pajtim me të dhënat e Organizatës botërore të shëndetësisë në Maqedoni të Veriut ka shkallë të vdekshmërisë prej 0.9 për qind në çdo 100.000 banorë, dhe shkallë të dukurisë prej 4,5 për qind dhe kryesisht i godet të rinjtë mes moshës 20 dhe 35 vjeç. Problem tjetër është fertiliteti, ndërsa me rëndësi është të gjithë faktorët mund të zbulohen në këtë moshë dhe të trajtohen, në mënyrë që me kohë të parandalohet infertiliteti. Dukuri e shpeshtë që ndikon është variokocela, e cila tek shumë burra nuk jep simptoma, por e ulë fertilitetin, ndërsa nëse zbulohet me kohë, shumë lehtë mjekohet me intervenim të thjeshtë kirurgjikal”, thonë nga Klinika.

Këshillojnë se para se burrat të martohen, me kontroll të thjeshtë urologjik ta kontrollojnë fertilitetin e vet.

“Disfunksioni erektil, më shpesh është i natyrës psikogjene, nëse përjashtohet diabeti, çrregullimet neurologjike, disbalansi hormonal. Përqindje më e madhe janë djemtë e rinj të cilët nuk kanë ereksion për shkak të ndonjë traume psiqike. Më shpesh bëhet fjalë për raport të parealizuar seksual, sjellje jokorrekte nga ndonjë vajzë e cila lë pasoja afatgjata tek djemtë. Ata mbyllen psiqikisht, kështu që kjo u bëhet problem real. Sot ekzistojnë protokolle moderne të mjekimit dhe shumë shpejtë këta pacientë dalin nga rrethi i mbyllur që vetë e kanë krijuar”, theksojnë nga Klinika për urologji.

Muaji i nëntorit i kushtohet kujdesit të shëndetit të burrave. Aksioni i ashtuquajtur “Movember”, ka për qëllim ta ngritë vetëdijen për kujdesin e shëndetit të meshkujve, por edhe ta kthejë vëmendjen drejt kancerit të prostatës, si një nga problemet më të shpeshta shëndetësore tek burrat. Gjatë aksionit Movember burrat i lëshojnë mustaqet në shenjë mbështetjeje të kësaj lëvizjeje.

Lidhur me atë nëse është rritur vetëdijesimi tek burrat për shëndetin e tyre, nga Klinika për urologji thonë se vërehet rritje për 10 deri 15 për qind në vitet e fundit, por ka një përqindje të caktuar të pacientëve të cilën paraqiten tek mjeku shumë vonë, por numri i këtyre rasteve, edhe pse ngadalë, megjithatë shënon ulje.

Related posts

Tetova i përgjigjet pozitivisht Taravarit

Gazetamax.mk

Taravari: Sot më shumë se kurrë botës i duhet paqe dhe siguri

Gazetamax.mk

Mexhiti: Personalisht do të inicioj mbikëqyrje inspektuese për çdo dëmtim të pacientëve

Gazetamax.mk