Përgjatë gjithë këtyre ditëve në “Ferma VIP”, poetja Mimoza Ahmeti na ka treguar, një Moza me një shpirt të bukur, plot ngjyra, humor por dhe mendime të forta, duke “fituar” kështu zemrat e publikut.
Ndërkohë ka qarkulluar në rrjet një video e vjetër nga “Arkivi Qendror Shetetëror i Filmit”, shumë kohë më parë, para 43 vitesh, atëherë kur Moza ishte vetëm 20 vjeç, një studente në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë.
Në këtë video të bërë publike nga gazetari Bledi Mane në rrjetin e tij social “Instagram”, Mimoza Ahmeti shfaqet mes një grupi shoqëror duke folur me pasion për poezinë, atë të cilën e ka “bosht” të jetës edhe sot.
“Unë kam shkruar disa poezi, megjithëatë nuk jam poete, edhe shumë shokë të mi shkruajnë poezi. Do të dëshiroja të botoja një libër por nuk është e lehtë” shprehet Mimoza në këtë video duke mos e ditur akoma se në fakt ajo do të bëhej një poete e njohur e dashur dhe me shumë libra të botuar.
