GazetaMax
Lajme

Shau dhe ofendoi gazetaren / Shoqata e Gazetarëve kërkon dorëheqjen e drejtorit Kushtrim Ramadani

Shkup, 26 Nëntor – Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë ka reaguar ashpër ndaj ofendimeve të Drejtorit të Ngrohtores “Shkup Veri”, Kushtrim Ramadani drejtuar gazetares se portalit “mkd.mk”, Katerina  Dodevska. Në një bisedë telefonike me gazetaren, Ramadani i është drejtuar asaj me fjalë të vrazhda, ofendime dhe gjuhë të papërshtatshme. Për këtë arsye, nga SHGM kërkojnë dorëheqje të menjëhershme të drejtorit Ramadani.

“SHGM paralajmëron se ky qëndrim ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias nga persona përgjegjës është i papranueshëm dhe i pavend. Një përballje personale me gazetarë apo punonjës të medias nuk mund të justifikohet në asnjë rast dhe për këtë arsye kjo marrëdhënie mund të çojë në autocensurë. Një marrëdhënie e tillë paraqet gjithashtu një presion mbi lirinë e informimit të publikut dhe një kërcënim për interesin publik. Gjithashtu, drejtori Ramadani, sipas bisedës së publikuar në mkd.mk, e kërcënon gazetaren Dodevska me padi pa ndonjë shkak të arsyeshëm, që më tej flet për kapacitetin e ulët të komunikimit profesional”, thuhet në reagimin e SHGM-së.

SHGM do t’i ofrojë ndihmë juridike falas gazetares Dodevska dhe përfaqësim gjyqësor gjatë gjithë kësaj procedure.

Related posts

Ukraia raporton se forcat ruse kanë vrarë 300 njerëz në Mariupol

Gazetamax.mk

Editorial: ASH, drejtë një reforme të thellë, apo fundosje! / Edhe Alternativa ka përçarjet e veta!

Gazetamax.mk

“Margini”: Jetojmë në një shoqëri të dhunshme dhe të vet-pëlqyer

Gazetamax.mk