GazetaMax
Lajme

Jep dorëheqje kryetarja e këshillit gjyqësor, Pavlinka Crvenkovska

Shkup, 29 nëntor – Pavlina Crvenkovska dha dorëheqje të parevokueshme nga pozita kryetare e këshillit gjyqësor. Dorëheqjen e deponoi para fillimit të seancës së 421të të këshillit, informon Zhurnal.

” E njoftoi opinionin se jap dorëheqje të parevokueshme nga pozita kryetare e këshillit gjyëqsor të RMV-së. Menjëherë pas zgjedhjes sime filloi hajkë mediatike me qëllim të jap dorëheqje sepse përzgjedhja ime nuk përputheshte ndaj një grupe e elizës biznes-gjyqtarëve. Deri sot haja nuk është ndërprrerë përmes plasimit të informatave të rreme nga gazetarë e në vazhdimësi janë zvarritur proceset e brendshme në këshill, të cilat janë me rëndësi të veçanët për detyra të suksesshme dhe për funksionimin e gjyqësorit”, thuhet në arsyen e dorëheqjes.

Siç potencon Crvenkovska, është për të ardhur keq që në vend se të përkushtohemi në reforma dhe aktivitete të përbashkëta dhe të përmirësojmë gjendjen në gjyqësor, për dikë më e rëndësishme është si të më sulmojnë dhe të dëmtojnë projektet./Zhurnal.mk

Related posts

Besimi: Bordi i FMN-së e miratoi PLL-në, me këtë edhe këstin e parë prej 110 milionë euro

Gazeta Max

Shaqiri: Filloi gjysmëvjetori i dytë, qëllimi ynë është të përmirësojmë kushtet për edukim

Gazeta Max

Një lajm i mirë vjen nga Emeti

Gazeta Max